
Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Biden bën lëvizjen e parë si President i SHBA-ve: Nuk duhet të humbasim kohë!

Një 10 vjeçar i vdekur dhe mijëra qytetar të bllokuar në kufi, reagon Zëri i Amerikës, jehonë emigrantëve: Krizë e rënduar në kufirin shqiptaro-grek, mungesë të ushqimeve dhe ujit

Shkruar nga SOT.COM.AL 15 Gusht 2020

Një fëmijë 10 vjeçar humbi jetën nga goditja e një autoambulance në radhën kilometrike të shqiptarëve që kërkojnë të udhëtojnë drejt Greqisë. Autoritetet spitalore në Gjirokastër i thanë “Zërit të Amerikës” se fëmija S.N.,10 vjeç, nga Lezha u dërgua i pajetë në spital gjatë orëve të paradites të së shtunës.
Policia e Gjirokastrës tha se “ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në aksin kombëtar Kakavije – Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit, ku autoambulanca që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër, përplasi për vdekje të miturin”.
Kriza e radhëve në kufirin shqiptaro grek është rënduar gjatë paradites së të shtunës pasi autoritetet greke e mbyllën sërish pikën kufitare te Kakavijës në orën 22 të mbrëmjes për ta hapur në orën 06 të mëngjesit.
Disa mijëra qytetarë shqiptarë e kaluan natën në kufi, ndërsa për mjaft prej familjeve situata po rëndohet pasi po i kalojnë 48 orët e qëndrimit në kufi në kushte mjaft të vështira, me temperatura mjaft të larta dhe mungesë të ushqimeve, ujit dhe kushteve higjieno sanitare.
Emergjencat civile dhe forcat e ushtrisë po ofrojnë ndihmë me ujë dhe ushqime prej mbrëmjes së të premtes, por nevojat e familjeve mbeten të mëdha, pasi radha e automjeteve është rreth 10 kilometra dhe mes udhëtarëve ka shumë të mitur e të moshuar.
Dyndja e emigrantëve shqiptarë drejt Greqisë hyri sot në ditën e tretë pasi autoritetet greke njoftuan masa shtrënguese që hyjnë në fuqi të dielën. Ndër këto masa është kufizimi me 750 persona në ditë i hyrjes në Greqi, paraqitja e detyruar në kufi e analizës molekulare për “COVID 19”, kryer në Shqipëri brenda harkut të 72 orëve, si dhe karantinimi për 7 ditë në Greqi.
Qytetarët shqiptarë u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare të negociojnë me qeverinë greke për lehtësimin e këtyre masave, pasi ata e kanë të vështirë të sigurojnë analizat për COVID 19 dhe kërkojnë të paraqiten në vendet e punës në Greqi./VOA
Më të lexuarat


E PAPRITUR/ Policia e Tiranës dorëzon në Prokurori kërkesën e rëndësishme për 21 janarin

Ultimatumi i SHBA-së për ‘’dosjet e nxehta’’, ja kur e nis punën Gjykata Kushtetuese

Përditësimi/ Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të reja me COVID-19 janë shënuar 24 orët e fundit në Shqipëri

Njoftim i RËNDËSISHËM për të gjithë ju që keni një makinë në shtëpi! Gonxhe tregon se kur do të nisë kolaudimi i makinave

Bilanci i COVID-19/ Ministria zbardh shifrat më të fundit: Ja sa persona rezultuan të infektuar sot

E njihni këtë vogëlushe? Sot ajo është një ndër politikanet shqiptare më të suksesshme (FOTO)

Eksperti që analizoi sjelljen e Metës i kërkon të nxjerrë në emision raportin, ndërhyn me shpejtësi Blendi Fevziu: Mos u ngatërro me atë histori tani (VIDEO)

Misteri i dy shpërthimeve të fuqishme në Lezhë / Ushtria dhe Forcat e Armatosura zbarkojnë në terren, ja çfarë po hetohet

Ndarja parakohe nga jeta e mjekes shqiptare, flet mes lotësh mikesha e saj dhe tregon çfarë i ka mbetur peng: Kam komunikuar me të 2 javë para se të ndodhte ngjarja!
