BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x

Aktualitet

“Një çift u gjet i lidhur dhe i përdhunuar”/ Artan Hoxha zbërthen pistat e ekzekutimit të biznesmenit të njohur në Fier dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm: Zinxhiri i vrasjeve sapo ka nisur!

“Një çift u gjet i lidhur dhe i përdhunuar”/ Artan

Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i biznesmenit Demir Backa në Fier.

Hoxha u shpreh se një pistë konkrete ende nuk ka, por “zhbiriloi” të kaluarën e biznesmenit.

“Kemi dy ngjarje të mëparshme që janë përmendur pjesëtarë të këtij fisi, njëra është me një çift që është dhunuar në Seman, atëherë është thënë që i gjetën disa barinj, i lidhën dhe dhunuan, përdhunuan. Rezulton që djali që u kap në atë rast është fëmija i një personazhi të njohur në Fier, biznesmen, person me precedent. Është kërkuar disa herë ekstradimi nuk është bërë i mundur. Nuk është personazh i lehtë. Besoj se kjo ngjarje ka pasur një lloj negociate që të mos shkonin te përplasja me armë.

Ngjarja tjetër ka të bëjë me një histori, preteksi banal, djali i një personazhi të fuqishëm në Fier. I dyshuar dhe përfshirë në përgjime sa herë më ka dalë, ndërtues shumë i fuqishëm në Tiranë, me lidhje të forta me qeveritë, e djeshme dhe sotme dhe merr gati 80% të tendera, po është shumë herët. Djali i tij ka pasur një konflikt ka dhunuar mbesën e Backës, mbrapa biznesmeni i ka shkuar në lokalin e Backës, është dhunuar çarmatosur aty. Me këtë rrahje është mbyllur ajo histori. Dhe nuk ka pasur as konflikt dhe as atentat” tha Hoxha për Abc.

Por cilat janë aktivitetet e biznesmenit që u vra? “Fieri është universiteti i krimit të organizuar. Fieri ka një mënyrë tjetër të zgjidhjes së konflikteve me kompromis. Nuk çojnë te arma. Kjo është një ngjarje e rëndë edhe për atë që përfaqëson viktima. Backallinjtë janë të njohur edhe si lagje në Fier. Kanë hotel në Sarandë, Himarë, një sipërfaqe me mijëra hektarë tokë, një numër të madh bagëtish. Kanë shumë biznese. Janë ekonomikisht të fuqishëm. Kanë një marrëdhënie vëllazërore shumë të konsoliduar. Ngjarja është e rëndë. Kjo është vrasje tipike me pagesë. Financuesi dhe organizatori është dikush tjetër. Kjo sapo ka nisur një zinxhir vrasjesh në Fier, apo kudo të gjenden autorët” tha Hoxha.

Më tej ai sqaroi se personi që është vrarë shumë vite më parë në masakrën e Levanit, Medi Backa nuk është vëllai i tij. “Në fillim është thënë, vëllai me masakrën e Levanit. Personi që është vrarë nuk ka lidhje, Medi Backa nuk është vëllai i tij, është një kushëri. Masakra e Levanit ka qenë grupim i disa personazheve në Jug, kryesorët kanë qenë tre vëllezërit Muka dhe brenda kanë pasur personazhe nga Gjirokastra, Tepelena, etj. Grupi ishte përgatitur për të goditur në Vlorë. Kjo është një ngjarje e përjashtuar për mua”.

Po çfarë është banda e Fierit? “Nuk ka bandë të Fierit. Fieri ka grupe apo fise shumë të fuqishme nga ana financiare, nga burimet njerëzore dhe lidhjet e forta në agjencitë e zbatimit të ligjit. Kanë lidhje të forta politike dhe tentakulat i kanë nga jugu në veri. Kjo ka prishur shumë ekuilibra në Fier. Të gjithë janë kapur pa përgatitur dhe të tërhiqen të jenë në zonat e tyre. Jemi në kohën e mediave sociale, është e frikshme shpejtësia e përhapjes së informacionit” deklaroi Hoxha.