BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet
x
BREAKING NEWS

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti: Ja çfarë do të ndodhë së shpejti

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti:
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre marrëveshjet e rëndësishme

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre
x
BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Aktualitet

Një ditë më parë u shpall i zhdukur, gjendet i pajetë brenda makinës së tij 55-vjeçari shqiptar

Një ditë më parë u shpall i zhdukur, gjendet i pajetë

Është gjetur pa shenja jete një 55-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Ferizaj të Kosovës. Raportohet se 55-vjeçari Naim Idrizi u raportua i zhdukur nga familjarët e tij që nga mbrëmja e së enjtes, ndërkohë ai është gjetur i vdekur në fushat afër fshatit Bablak-Ferizaj. Mësohet se viktima është gjetur brenda makinës së tij.

“Me datë 16.09.2021, rreth orës 21:00 në Stacionin Policor në Ferizaj është raportuar rasti “Person i zhdukur” i moshës 55 vjeçar (m/Kosovar). Sot me datën 17.09.2021 Njësitet Policore kanë ndërmarrë veprimet operative/hetimore, ku rreth orës 11:00 Policia ka pranuar informacione se një veturë me një person brenda veturës gjendet në fushat afër fshatit Bablak-Ferizaj. Të gjitha Njësitet relevante Policore, përfshirë edhe Emergjencën e Ferizajt janë paraqitur në vendin e ngjarjes, ku nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e personit në veturë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer autopsinë ndërsa raportohet se paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.

“Pas verifikimit të trupit të pajetë, është vërtetuar se kemi të bëjmë me personin e njëjte, i cili një ditë më herët nga anëtarët e familjes është raportuar në Polici si person i zhdukur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore të cilët e kanë tërhequr trupin e pajete, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajete është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion. Në bazë të hetimeve preliminare të Njësive Policore dhe ekipit të IML-së nuk është vërejtur ndonjë shenjë dhune në trupin e personit të pajete. Rasti mbetet të trajtohet më tutje nga Sektori i Hetimeve Rajonale të DRP-së Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.