BREAKING NEWS

Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë në dorë dosjet e aferës së CEZ, janë të tronditur nga heshtja e drejtësisë përballë korrupsionit

Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë
x

Aktualitet

Një humbje shumë e madhe! Ferdinand Xhaferraj jep lajmin e hidhur: Ndahet nga jeta një nga nismëtarët e PD-së

Një humbje shumë e madhe! Ferdinand Xhaferraj jep lajmin e hidhur:

Ditën e sotme ka ndërruar jetë mësuesi dhe inxhinieri i njohur Bashkim Sefa. Sefa do të mbahet mend nga durrsakët jo vetëm për përkushtimin e tij në arsim, ku për shumë vite me radhë përgatiti breza të tërë gjimnazistësh në shkollën industriale, por edhe si një nga nismëtarët e themelimit të degës lokale të Partisë Demokratike.

Krahas angazhimit të tij pranë këtij formacioni politik, Sefa do të mbante edhe poste drejtuese gjatë viteve të para të demokracisë.

Kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj, përmes një njoftimi në rrjete sociale, ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të ish-inxhinierit të njohur.

“Jam i hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta të inxhinier Bashkim Sefa, një nga nismëtaret e themelimit të degës së PD Durrës dhe një nga drejtuesit e përkushtuar vendor në vitet e para të demokracisë.

Inxhinier Bashkimi ishte një nga mesuesit e përkushtuar dhe talentuar duke edukuar breza të tërë në shkollën industriale Durrës.

Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten, Rina dhe fëmijët.

U prehtë në paqe!”,- shkruan Xhaferraj në rrjete sociale.