
Ballkani, “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, ja “Dora e Zezë” serbe që nisi Luftën e Parë Botërore

“Renditemi në vendin e shtatë në botë për kultivimin e kanabisit”, eksperti i kriminalistikës jep alarmin: Shqipëria tranziti dhe përpunimi i drogërave të forta, grupet kriminale nuk kanë më interes me...

“Shteti u ngrit në këmbë për atentatin ndaj Tom Doshit”, Klodiana Lala akuzon rëndë politikanët: Kur duan e dërgojnë telefonin e autorit brenda natës në Izrael, vrasjen e Xhuvanit po e...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Lala: Policia gënjeu, u minua institucioni, tentativa për të manipuluar ngjarjen. Karamuço: Ja pse shkuan në vendngjarje dy zv.drejtorët

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Klodiana Lala zbulon çfarë u gjetën në ‘ML’: Si gënjeu publikisht Ardi Veliu për ngjarjen e Elbasanit

“Ishte një ngjarje e rrezikshme, nuk iu falet”, Ervin Karamuço fajëson zyrtarët e policisë për vrasjen që tronditi vendin: Edhe gjyqtari ka shumë faj dhe përgjegjësi

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ ‘Është për të vënë duart në kokë’, Klodiana Lala zbulon detaje të reja nga dosja: Dy zv.drejtorët e policisë ishin të parët në vendngjarje, gënjyen publikisht për...

Klodiana Lala zbulon kush janë personat e përfshirë në vrasjen e Pjerun Xhuvanit: Zyrtarët e policisë i kishin duart të lidhura!

Një lajm i trishtë u shpërnda me shpejtësi në mediat tona, reagon këngëtarja dhe publikon bisedën e fundit me rigjisoren e njohur shqiptare që humbi jetën nga kanceri dhe la pas vetes një karrierë të bujshme artistike

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Qershor 2022
Një lajm i trishtë u shpërnda me shpejtësi ditën e sotme ku u njoftua vdekja e parakohshme e producentes së njohur, Vjosa Berisha.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Instagram”.
Për vdekjen e producentes kanë shkruar persona të ndryshëm, ndër ta edhe figura të njohura të botës së artit.
Ndërsa, këngëtarja, Dafina Zeqiri në rrjetin social “Instagram” ka publikuar bisedën e fundit që ka bërë me Vjosën.
Kush është regjisorja e njohur:
Ditën e sotme (e enjte) u bë e ditur se ka vdekur regjisorja e njohur, Vjosa Berisha.
Ajo prej më shumë se një viti ishte e diagnostikuar me kancer në vezore, ndërkohë që menjëherë kishte filluar me trajtimet jashtë vendit.
E njëjta prej shumë vitesh ka qenë e përfshirë në industrinë e filmit, e në projekte të ndryshme që kryesisht lidhen me artin.
Por, kush ishte Vjosa Berisha?
Regjisorja, që la pas vetes një karrierë të bujshme artistike, ka lindur më 23 korrik të vitit 1972 në Prishtinë.
Ajo ka mbi 20 vjet përvojë në marrëdhëniet me publikun, median e po ashtu edhe industrinë e filmit.
Artistja kishte krijuar një kompani të quajtur ‘B2’ së bashku me partnerin e saj, Fatos Berisha, me zyrë në Kosovë dhe Shqipërisë.
E ndjera është gjithashtu bashkëthemeluese dhe ka menaxhuar Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë (PriFest) që nga fillimi, në pozitën e drejtorit që e ka rikthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e filmit në Kosovë.
Festivali në fjalë ka në konkurrim programe evropiane, ballkanike, të mesme dhe dokumentare, si dhe drejton një platformë rajonale të industrisë së filmit PriFORUM.
Berisha në vitin 2015 mori kursin e EAVE Producers Workshop, duke u bërë pjesë e këtij rrjeti të madh producentësh nga Evropa dhe bota, si e diplomuar në EAVE Generation 2015.
Mes tjerash, Vjosa prodhoi dy filma artistikë deri më sot, filmin e saj të parë artistik si producente – “The Flying Circus” (2019) me skenaristin dhe regjisorin Fatos Berisha dhe bashkë prodhuar filmin artistik maqedonas “The Happiness Effect” (2019) me regjisorin Borjan Zafirovski.
Ka punuar gjithashtu edhe në shumë projekte të tjera video dhe televizive.
Vjosa Berisha ishte anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit që nga viti 2013.
Përveç gjithë bagazhit të madh artistik, Vjosa është parë gjatë gjithë kohës e buzëqeshur e me plot motiv për jetë.
Ajo ka qenë e martuar me producentin Fatos Berisha dhe kanë bashkë një djalë të quajtur, Lekë.
Më të lexuarat


Vrau dy motrat në Astir me të cilat kishte lidhje intime, prokuroria kërkon burg përjetë për Përparim Ademin

“Nëse do të isha në detyrë do kisha bërë terror”/ Ish-drejtuesi i policisë flet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe nxjerr prapaskenat: Kush janë këta që sfidojnë shtetin?

“Zgjohuni tani”/ Kryetari i Bashkisë së Kievit lëshon paralajmërimin dhe i bën thirrje perëndimit: Të ndalet ushtria e Putinit! Do ta keni radhën ju

Kultivimi i kanabisit në vend/ Klodiana Lala e zbulon: Ja pse parcelat e drogës degjenerojnë te vrasjet, policia po kap vetëm elektriçistët, por...

Ndihmoi në arratisjen e autorit që dhunoi biznesmenin grek, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Foto/ Aksident i frikshëm në qendër të Shkodrës, përplasen tre automjete, ka të plagosur

“Renditemi në vendin e shtatë në botë për kultivimin e kanabisit”, eksperti i kriminalistikës jep alarmin: Shqipëria tranziti dhe përpunimi i drogërave të forta, grupet kriminale nuk kanë më interes me...

“Shteti u ngrit në këmbë për atentatin ndaj Tom Doshit”, Klodiana Lala akuzon rëndë politikanët: Kur duan e dërgojnë telefonin e autorit brenda natës në Izrael, vrasjen e Xhuvanit po e...

Emri/ Dyshohet se vrau turkun në Gjermani, autoritet ofrojnë shpërblimin e lartë për informacione ndaj shqiptarit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Lala: Policia gënjeu, u minua institucioni, tentativa për të manipuluar ngjarjen. Karamuço: Ja pse shkuan në vendngjarje dy zv.drejtorët
