Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Aktualitet

Një nga tetë më të rrezikshmit e Vlorës/ Kush është Xhevahir Jonuzi që hapi zjarr ndaj RENEA-s dhe mbeti i plagosur (Detajet)

Një nga tetë më të rrezikshmit e Vlorës/ Kush

Xhevahir Jonuzi  47-vjeç nga Hoshtima, i dënuar me 25 vite burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1999, është arrestuar mëngjesin e sotëm.

Mbeti i plagosur në këmbë gjatë një operacioni policor mëngjesin e sotëm pranë banesës së tij ku forcat e RENEA dhe efektivët e Policisë së Vlorës kishin shkuar për ta arrestuar. Ai ka tentuar t’i ikë forcave të policisë dhe me armë në dorë ka qëlluar drejt efektivëve.

Mësohet se Jonuzi ishte në listën e 8 personave me rrezikshmëri shumë të lartë në qarkun Vlorë të shpallur në këkrim. Lista me 8 emra prëbëhej nga Sokrat Ruda, Gëzim Memeti, Apostol Bucaj, Dritan Rexhepi, Gazmend Nebiu, Nexhip Rexho, Xhevahir Jonuzi dhe Pali Gjergji.

Për tre prej tyre është dhënë dënimi burgim i përjetshëm, ndërsa pesë të tjerët janë dënuar me nga 25 vjet burg.