BREAKING NEWS

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush është bosi që kishte privatizuar një pjesë të pronës, pritet konferencë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush
x

Aktualitet

Një qytet i Shqipërisë do të ndryshojë emrin, kryebashkiakja tregon arsyen

Një qytet i Shqipërisë do të ndryshojë emrin,

Bashkia Ura Vajgurore së shpejti do të quhet Dimal. Propozimi për ndryshimin e emrit që erdhi nga disa intelektualë të zonës, zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.

"Bashkia Ura Vajgurore ka gati një vit që është duke u marrë me këtë procedurë të ndërrimit të emërtimit. Është një procedurë pa ndryshim kufijsh. Nga Ura Vajgurore, në Bashkia Dimal. Ka rezauruar të gjithë konsultimet publike si dhe informimin në media. Ka gjetur përqafim nga të gjithë faktorët. Pothuajse të gjithë unanimisht  të gjithë janë dakord për këtë ndryshim", u shpreh kryebashkiakja, Juliana Memaj.

“Qëllimi i këtij emërtimi nuk është thjeshtë një ndryshim, por ka një dimension më afatgjatë. Ka për qëllim zhvillimin e turizmit në këtë zonë”, shtoi kryebashkiakja.