BREAKING NEWS

MSH: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin Infektiv nga koronavirusi

MSH: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin Infektiv
x

Aktualitet

“Një tentativë u bë në kohën kur ishte Saimir Tahiri”, Ahmet Prençi zbulon detajet e rënda pas propozimit të ndryshimit të ligjit ku Policia ka të drejtën të përgjojë

“Një tentativë u bë në kohën kur ishte Saimir

Në nenin 131 të ligjit për policinë parashikohet ndryshimi që do t’i japë të drejtë uniformave blu që të bëjnë përgjime pa pasur nevojë për një urdhër prokurori. Drafti në fjalë i jep të drejtë policisë që të kryejnë tri lloje përgjimesh; ambiental në ambiente publike apo në mjetet e transportit publik, përgjim me foto dhe video si edhe mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale.

Ky ndryshim është komentuar edhe ishte ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi.Premçi tha se ky ligj është antikushtetues dhe bie ndesh me kodin e procedurës penale sipas të cilës të drejtën për të përgjuar e ka vetëm prokurori me lejen e gjykatës.

“Strukturat e policës janë në varësi të qeverisë, në varësi të ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit. Punonjësi i policisë është i elektrizuar nga ngjarja dhe puna që bën. Dhe po t’ia lësh në dorë punonjësit, nuk është i drejtë në ushtrimin e kësaj të drejte për të përgjuar këdo. Prokurori është më i ftohtë se polici, aq më tepër gjykatësi që jep leje. Ndarja e pushteteve cenohet rëndë me këtë ligj. Prokuroria është organi i vetëm i ndjekjes penale, dhe këtë e thotë Kushtetuta”, tha Premçi në Euronews Albania.

Sipas ish-drejtuesit të policisë, në këto raste bashkëpunimi Polici-Prokurori ka qenë shumë i frytshëm dhe nëse ka pasur rrjedhje informacioni, kjo me gjasa ka ndodhur nga radhët e policisë, të cilët janë proceduar dhe dënuar për këtë gjë, dhe jo nga prokuroria.

“Një tentativë u bë në kohën kur Ministria e Brendshëm drejtohej nga Sajmir Tahiri për ta vënë byronë e hetimit në varësi të Ministrisë së Brendshme, gjë që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.Të njëjtën gjë po bëjnë edhe sot duke përfituar nga fakti se nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Nuk ka asnjë model në vendet ku ne aspirojmë të afrohemi që e ka këtë”, shtoi ish drejtori i Policisë.