BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Aktualitet

Një tjetër aksion nga Policia/ Nga pengmarrja te ekzekutimi i një shqiptari, kush është “Riku i Tmerrshëm” që duhet t’i përgjigjet OFL-së (Akuzohet për disa vepra të rënda)

Një tjetër aksion nga Policia/ Nga pengmarrja te ekzekutimi i një

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë të tjerë personave që rezultojnë të dënuar më parë për vepra të rënda kriminale. Sipas Policisë edhe pasuria dyshohet të jetë vënë në rrugë joligjore.

Formulari i është dërguar shtetasit Arben Ruço, banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Selanikut, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”; Frederik Arifi banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”; Meardi Berberi, banues në Pogradec, i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim; Shkëlqim Shara banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48-orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

KUSH JANË TË DËNUARIT

Arben Ruço, banues në Korçë, rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Apelit të Selanikut, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Frederik Arifi është personazhi tjetër i botës së krimit, që do duhet t’i përgjigjet OFL.

Arifi është një emër i njohur për drejtësinë, pasi më parë është dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

I njohur ndryshe si “Riku i Tmerrshëm”, në vitin 2010, ai u ekstradua nga Holanda ku ka kryer edhe vrasjen e shtetasi shqiptar që jetonte në Amsterdam.

Fillimisht, Arifi kishte marrë peng një shtetas shqiptar, duke i bërë presion familjes se do ta lironte kundrejt një pagese prej 200 milionë lekësh ku pas kësaj kërkese, “Riku i Tmerrshëm” e ekzekutoi atë. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitet 2001.

Maerd Berberi është gjithashtu një tjetër i dënuar që është futur në sitën e OFL. Berberi me origjinë nga Pogradeci rezulton i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, Berberi ka qenë edhe pjesë e strukturave vendore të bashkisë së Pogradec ku ishte i punësuar pranë Ujësjellës Kanalizimeve. Nga ana tjetër, në 2016, ai u përfshi në një konflikt me kreun e Ujësjellësit, pasi ky i fundit e uli në detyrë Berberin nga drejtor juridik, në punonjës të thjeshtë.

Vendim ky që nxiti konflikt dhe mes kreut të Ujësjellës-Kanalizimeve, Marsel Isallari, dhe Berberit, ku ky i fundit e kërcënoi atë me jetë.

Shkëlqim Sharra është emri tjetër që do duhet t’i përgjigjet OFL-së brenda 48 orësh. Sharra, banues në Elbasan, rezulton i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.