BREAKING NEWS

Gara për kreun e BKH/ Kaluan testin në makinën e së vërtetës, përzgjidhen 4 kandidatët për fazën finale (EMRAT)

Gara për kreun e BKH/ Kaluan testin në makinën e së
x

Aktualitet

Një tjetër anëtar i bandës së Durrësit u la i lirë, ZBARDHEN ARSYET që ndikuan në vendimin e Gjykatës

Një tjetër anëtar i bandës së Durrësit u la i

Një tjetër pjesëtar i bandës së Durrësit është liruar nga burgu. Bëhet fjalë për Sardian Sulejmanin i cilësuar si person i cili u lirua nga burgu i Fierit 3 muaj më parë.

 Ish anëtari i bandës së Durrësit sipas vendimit të gjykatës është liruar për sjellje të mirë, nuk ka qenë i dënuar më parë, nuk ka probleme me përdorimin e alkoolit, ndërkaq një tjetër arsye është edhe premtimi për të lidhur një kontratë pune pasi të dalë nga burgu. Një tjetër arsye e lirimit të parakohshëm ka qenë edukimi i tij dhe fakti që ka babain e sëmurë.

ARSYETIMI i GJYKATES:

Gjykata ka arritur në konkluzionin se riintegrimi i të dënuarit Sardian Sulejmani në shoqëri, është i mundshëm për arsyet e mëposhtme:

1-Gjatë 1-2 viteve të fundit që ka vuajtur dënimin në IEVP ka shfaqur sjellje korrekte me bashkëvuajtësit si dhe me punonjësit,duke respektuar rregulloren dhe ligjet në fuqi,duke treguar kështu që është arritur qëllimi për edukimin e tij.

2-Nga vërtetimi i gjëndjes gjyqësore figuron se i dënuari Sardian Sulejmani nuk ka qenë më parë i dënuar.

3-I dënuari nuk rezulton të ketë probleme me përdorimin e alkoolit, apo të lëndëve narkotike, faktor i cili ndikon ne proçesin e riintegrimit të të dënuarit në shoqëri dhe shërben si faktor parandalues në kryerjen e sjelljeve devijante në shoqëri.

4-I dënuari ka paraqitur një premtim për lidhje kontrate pune dhe shprehet se është i motivuar për të punuar dhe për të siguruar të ardhura për familjen.

5-Gjendja shëndetsore e të atit të të dënuarit nuk është e mirë, pasi ka probleme me zemrën, për të cilën ka qënë disa herë i shtruar në spital.