BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Një tjetër gjyqtar ‘ngec’ në rrjetën e Vettingut, ja kush shkarkohet

Një tjetër gjyqtar ‘ngec’ në rrjetën e

Nuk e kalon Vettingun gjyqtari i apelit, Ervin Metalla. KPK e shkarkon nga detyra, nuk e justifikon pasurinë. Sipas relatores Xhensila Pine, gjyqtari Metalla ka blerë një apartament 96.8 metra katrorë dhe një garazh 22 metra katrorë në vitin 2007 në Tiranë, me burim një kredi bankare të marrë në Alfa Bank. Pasuria ishte me vlerë 55 mijë euro, por në kontratën e kredisë është shënuar 75 mijë euro “në kundërshtim me kushtet e kredisë ku subjekti duhet të financojë vetë 30 për qind të shumës”.

Pasi ka paguar këstet e kredisë për gati 4 vite, gjyqtari Metalla në vitin 2011 ia ka kaluar kredinë bashkë me pronësinë e apartamentit të vëllait, ndërkohë që vazhdonte të banonte vetë aty. Sipas relatores së çështjes, subjekti i rivlerësimit i ka kryer këto veprime me qëllim përfitimin e një kredie me kushte lehtësuese nga BKT, “kredi të cilën nuk mund ta përfitonte pasi kishte ndërkohë një shtëpi dhe një kredi tregtare”.

Kredia lehtësuese financohet nga buxheti i shtetit dhe përfitohet përmes kritereve të mirëpërcaktuara. Njëra prej këtyre kritereve është financimi i apartamentit në qytetin ku ushtrohet detyra, kusht i cili duket se i ka krijuar andralla shtesë gjyqtarit Metalla. Hetimi administrativ ka zbuluar se kredia lehtësuese është disbursuar në llogarinë e një kompanie private ndërtimi dhe është shoqëruar me një kontratë porosie për një apartament në Durrës. Në vitin 2012, kompania e ndërtimit i ka kthyer mbrapsht paratë në vlerën e 4.9 milionë lekëve përmes llogarisë bankare të babait të subjektit të rivlerësimit.
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, subjekti nuk ka deklaruar në vitin përkatës shumën prej 4.9 milionë lekësh dhe as kalimin e saj në llogarinë bankare të babait të tij. “Subjekti i rivlerësimit ka ndryshuar destinacionin e kredisë lehtësuese në kundërshtim me kriterin e strehimit vetëm në vendin e punës. Ai ka aplikuar në mënyrë të pasaktë dhe ka përfituar në mënyrë të padrejtë kredinë lehtësuese, e cila financohet nga buxheti i shtetit,” tha relatorja Pine. Për shkak të transaksionit të kredisë me të vëllanë Eugen Metalla si dhe shitjes së një makine te subjekti i rivlerësimit, KPK ka verifikuar edhe pasuritë e vëllait në cilësinë e personit të lidhur; një apartament 55.8 metra katrorë në Tiranë me vlerë 44 mijë euro, një apartament i dytë me vlerë 13 500 euro si dhe investime në vlerën e 101 mijë eurove në bono thesari për vitet 2013-2016.

Më të lexuarat