
Postuar: 17/06/2019 - 10:53
Dy të moshuar kanë rënë pre e grabitjes në Pukë.
Mësohet se persona të paidentifikuar dhe të maskuar kanë grabitur banesën e çiftit të moshuar Zef e Liza Gjoka.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kishaxhi, ku grabitësit u kanë marrë 4.7 milion lekë të vjetra.
Sakaq, Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/