
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Një tjetër paralajmërim! Komisioni Evropian thirrje urgjente Shqipërisë: Rrezikoni pezullimin e vizave nëse nuk heqni dorë nga...

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Dhjetor 2022
“Shqipëria duhet të heqë dorë nga skema e pasaportave të arta për investitorët, pasi një gjë e tillë do të paraqiste rreziqe, pasi ka të bëjë me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe infiltrimin e krimit të organizuar. Do të ishte e papajtueshme me normat e BE-së”, kështu thuhet në draft raportin e Komisionit Evropian.
Kjo nuk është hera e parë që Komisioni Europian i bën thirrje Shqipërisë që të mos ndërmarrë një hap të tillë. Në gusht, Komisioni i kërkoi Shqipërisë të linte pas idenë e futjes së skemës së Pasaportës së Artë pasi, sipas Komisionit, ajo bie ndesh me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe gjithashtu përbën një rrezik të konsiderueshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në bllok.
Progres-raporti i Shqipërisë i vitit të kaluar theksonte edhe faktin se krijimi i një programi të tillë përbën rrezik për sigurinë e vendit, ndër të tjera.
Komisioni theksoi faktin se Shqipëria ka ndjekur shumicën e rekomandimeve të bëra nga Komisioni më parë, megjithatë, raporti theksoi se Shqipëria gjithashtu ka paraqitur masa që bien ndesh me rekomandimet e Komisionit në lidhje me përafrimin si dhe programin e shtetësisë, duke theksuar kështu përparimin e mëtejshëm që është i nevojshëm për çështje specifike, ndër to heqja e planit për futjen e skemës së Pasaportës së Artë.
Skema e Pasaportës së Artë lejon të huajt e pasur që kontribuojnë financiarisht në Shqipëri dhe plotësojnë kërkesa specifike që të marrin nënshtetësinë në këtë vend. Megjithatë, shpesh ka pasur kritika se kjo skemë është një derë e hapur për shumë afera të paligjshme.
Pavarësisht rekomandimeve të Komisionit Europian, autoritetet në Shqipëri kanë theksuar më parë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me zbatimin e kësaj skeme.
Më të lexuarat


Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Deputetja e njohur shqiptare dhe familja e saj kërcënohen me jetë, zbardhen detajet e fundit

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

Makina përplas motomjetin në Fushë Krujë, dalin detajet nga ngjarja

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

114 vjeçarja probleme me pensionin, reagon ISSH dhe zbardh informacionet e fundit: Ja çfarë ndodhi

Bashkëpunoi me Habilajt për trafikun e kanabisit, dënohet me burg ish-shefi i postës, policia del me detajet
