BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Një tjetër vajzë e showbizz-it implikohet në botën e krimit, Marina Fara bie në ‘rrjetën’ e përgjimeve, zbulohet roli që vajza e këngëtares kishte në grup

Një tjetër vajzë e showbizz-it implikohet në botën e

Detaje të reja kanë dalë në dritë.Ditën e djeshme 28 persona u vunë në pra.nga  mes të cilëve ishte edhe analisti Henri Çili, avokati i tij Ilir Korbi dhe biznesmeni i njohur Seit Fishta.

Por sot është publikuar dhe lista e të tjerë personave të implikuar në këtë ngjarje ku në mesin e tyre gjendet dhe emri i Marina Farës, vajzës së këngëtares së njohur Eli Fara.Nga përgjimet e prokurorisë bëhet e ditur se Marina Fara ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të ndaluarit për tra.fik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Vajza e këngëtares së njohur, emri i të cilës në gjendjen civile figuron Roxhensa Vangjush Kapurani, e cila pas pagëzimit e ka ndryshuar emrin, mësohet se fliste në telefon me njërin nga të nga të ndaluarit.

Bëhet e ditur se policia i ka kontrolluar banesën në Tiranë Marina Farës, për të konstatuar nëse ka prova si lëndë narkotike apo armë, që e implikojnë në këtë aksion policor.

Por nga kontrollet e kryera, gjithçka ka rezultuar në rregull për të bijën e Eli Farës.Ndërsa Prokuroria e Përmetit ka kërkuar për Farën detyrim paraqitje, ku pritet të shpallet edhe vendimi që gjykata do të shpallë për të.

Operacioni  “Mezhgorani” 

Ndërkohë, Policia e Shtetit dha ditën e djeshme detajet e para zyrtare në lidhje me këtë operacion të zhvilluar në disa qarqe të vendit, prej orëve të para të mëngjesit.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, foli për aksionin e shërbimeve të Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH-në.

Pas një hetimi 6-mujor për procedimin penal të regjistruar në 2019 për falsifikim të kartëmonedhave, si rezultat i operacionit të koduar “Mezhgorani” nga Policia e Gjirokastrës, me metoda speciale hetimi, për disa vepra penale, u arrestuan 28 persona”, tha ai.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme, shërbimet e Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin dhe bashkëpunimin me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, pas një hetimi 6-mujor, në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2019 për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, finalizuan me sukses operacionin policor “Mezhgorani“.

Si rezultat i punës hetimore e procedurale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ‘’Falsifikimi i kartëmonedhave”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Si rezultat i provave ligjore të administruara, gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të lëshuar nga prokurori i çështjes në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet dhe konkretisht të 28 personave, inicialet e të cilëve u publikuan në media.

Këtyre personave, në 4 episode të ndryshme kohore, iu është bërë e mundur t’u sekuestrohet sasia prej 128 kg lëndë narkotike cannabis sativa, droga të forta në formë dozash heroine dhe kokaine, 2 kallëpe lëndë plasëse tritol, shuma parash prej 10 milionë lekësh, shuma prej 7500 eurosh, 3500 euro të dyshuara të falsifikuara, 7 automjete, dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe kontrata noteriale të ndryshme.

Në kuadër të operacionit, sot më datë 28.02.2020, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për kontrollin e 61 banesave, mes të cilave edhe ajo e Marina Farës.

Kujtojmë që Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur korçare, Eli Fara, ka ndryshuar emrin e saj pas pagëzimit.

Në regjistrin e Gjendjen Civile ajo figuron me emrin Roxhensa Kapurani, mbiemër që rrjedh nga babai i saj, Vangjush Kapurani. Ajo ka preferuar që në publik të prezantohet me emër të ndryshuar dhe mbiemrin e nënës së saj të njohur, Fara.

Nuk dihet pse Marina ka refuzuar të shmangë të dhënat zyrtare për babanë e saj problematik dikur dhe për t’u përfaqësuar me mbiemrin e tij Kapurani, fis ky jo pak i njohur në Korçë.