Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Për një vit 13 banda, ja lista e plotë e grupeve që u kapën nga Policia nën drejtimin e Xhafajt

Postuar: 12/11/2018 - 20:31

Fillimi i kësaj jave, përkoi me 1 vjetorin e nisjes së operacionit kombëtar “Forca e ligjit”.I prezantuar me shumë bujë në kohën kur në Shqipëri shërbente ende ambasadori amerikan Donald Lu, task forcat e ngritura skeduan 41 grupe kriminale që operonin ne vend. Por 1 vit pas nisjes së operacionit, nga përllogaritjet e të dhënave që vet policia deklaron, rezulton se deri më tani janë goditur 13 grupe ose e thënë ndryshe as gjysma e numrit total të bandave të evidentuara.

Bajrit në Shkodër, ndërhyrja në Nikël të Fushë Krujës apo së fundmi grupi i Avdulajve në Shijak janë disa prej eksponentëve me peshë të botës së krimit që u goditën.Por “Forca e Ligjit” nuk ka goditur ende në zona të tjera të vendit, si Vlora , Durrësi apo Tirana ku muajt e fundit nuk kanë munguar ngjarjet e rënda me disa të vrarë.

Ndërkohë vetëm gjatë kësaj periudhe nga forca e ligjit janë sekuestruar rreth 16 milion euro asete që dyshohet se rrjedhin nga të ardhurat e aktiviteteve kriminale. Rreth 130 persona anëtarë të këtyre banave kanë përfunduar në pranga ndërsa 20 referime penale janë për grup të strukturuar kriminal.

Pas dorëheqjes së Xhafajt, i emëruari si zv/ministri Sandër Lleshaj do zërë pozicionin e lënë bosh në task Forcës qendrore ndërinstitucionale të ngritur për këtë operacion.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2019 - 19:18

Kostandin Kacifas mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës. Trupi i tij u dërgua në morgun e Tiranës ku një grup prej katër ekspertësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore, kryen ekspertizën.

Postuar: 18/02/2019 - 18:53

Ditën e sotme nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti, e propozuar nga PDIU, është sh

Postuar: 18/02/2019 - 18:39

Banorët e Astirit kanë dalë në ditën e 107 të protestës duke bllokuar edhe rrugën nga ku kërkojnë

Postuar: 18/02/2019 - 18:10

Shqiptarët vijojnë të jenë në lajmet e kronikës në vendet fqinje si protagonistë të trafikut të

Postuar: 18/02/2019 - 17:47

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në "Ne

Postuar: 18/02/2019 - 17:45

Policia Italiane ka zbuluar një sasi të madhe drogë prej 1250 kg të fshehur në dy kamionë të ng