Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Njerëz të ISIS rrëmbyen dy fëmijë në Burrel”, policia reagon dhe tregon pamjet me dron

Postuar: 24/09/2018 - 22:07

Policia e Burrelit ka reaguar pas publikimit në disa portale të një fotoje, ku pretendohej se një person i veshur me uniformë të ISIS ka qarkulluar në qytet e madje thuhej se ka tentuar të rrëmbejë edhe dy fëmijë. 

Policia përmes një njoftimi ka pohuar se menjëherë është ngritur një grup i posaçëm, i cili ka monitoruar qytetin ditën dhe natën me dron, ndërsa janë verifikuar edhe kamerat e bizneseve ku pretendohej se kishte lëvizur personi.Policia thotë në një deklaratë se nuk është verifikuar asnjë person i dyshuar dhe se nuk ka pasur asnjë denoncim për rrëmbim personash.
 
Njoftimi i policisë:
 
Nisur nga këto Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Policia lokale e Burrelit, shprehin keqardhje për këto disinfrmacione dashakeqe duke përhapur panik tek qytetarët. Këto informacione të pavërteta dhe tërësisht dashakeqe me prapavijë të errët kanë për qëllim të nxijnë punën e policisë dhe të sfumojnë sado pak rezultatet që Policia e Shtetit po arrin në luftë ndaj krimit të organizuar dhe krimit në tërësi.
 
Theksojmë se në qytetin e Burrelit dhe rrethin e Matit prej një viti nuk është shënuar asnjë vrasje apo ngjarje e rëndë kriminale, janë ulur ndjeshëm rastet e vjedhjes kundër pronës, si dhe nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike. Të gjitha këto tregojnë angazhim dhe seriozitet të strukturave të Policisë si dhe bashkëpunim mjaft të mirë me Komunitetin”, thuhet në reagimin e policisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2018 - 19:26

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00, në rrugën “Transballkanike” pranë stacionit të trenit ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.

Postuar: 17/10/2018 - 19:23

Kryeministri Edi Rama ka postuar një tjetër status në Twitter për nismën e fundit të qeverisë, pa

Postuar: 17/10/2018 - 18:41

Zbardhen emrat e disa prej shqiptarëve të arrestuar disa ditë më parë në Itali, gjatë një aksioni

Postuar: 17/10/2018 - 18:21

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, në qytetin e Katanias pasi iu gjet një sasi prej

Postuar: 17/10/2018 - 18:13

Gjatë kontrolleve arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë një shtetas i shpall

Postuar: 17/10/2018 - 18:12

Gazetari Flamur Vezaj jep një tjetër version për ngjarjen e rëndë që ndodhi disa ditë më parë në

Postuar: 17/10/2018 - 18:01

Një lokal u përfshi nga flakët në Tiranë.