BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Njihuni me historinë e Denadës/ 15-vjeçarja nga Shkodra të cilës gabimi i infermieres i ndryshoi jetën

Njihuni me historinë e Denadës/ 15-vjeçarja nga Shkodra të

Vetëm 3 javë pasi kishte ardhur në jetë, nga pakujdesia e infermieres e cila i bëri një injeksion,  kocka e njomë e këmbës së Denadës, 15-vjeçares nga Shkodra filloi të infektohet.

Këtu zë fill kalvari i gjatë i problemeve shëndetësore të Denadës, i cili vazhdon edhe sot.

Alma Alijaj, mamaja: Problemet filluan që në kur ishte 3 javëshe. Infermierja e ndërrimit të turnit i bëri gjilpërë cepurinë dhe i preku kockën.Iu enjt këmba, tre javë e mbajtën me kompresa të ftohta dhe alkool, më pas e operuan.Pastaj shkoi puna me i këput këmbën.Ishte 2 muaj e gjysmë. Duhet me i pre i këmbën tha se po i merr trupin komplet ky lloj infeksioni, po i përhapet dhe bëhet më keq.

I thashë jo. Tani vajza është 15 vjeçe, është operuar 13 herë në Shqipëri dhe 3 herë në Gjermani. E ka këmbën më të shkurtër 6 cm që i mbeti nga thyerja. Doktori na kërkon 9500 euro, aq nuk kam mundësi. Jetoj me qira, kam dhe fëmijët me i mbajt me bukë, vetë punoj pastruese. Me këtë operacion vajza do të kthehet në gjendje normale si gjithë të tjerët.

Gazetarja: Ti kishe menduar ti jepje dhe një zgjidhje tjetër kësaj situate.

Alma Alijaj: Kam dasht me i dhuru veshkën një vlonjati që e kishte kërkuar për transplant, kishim të njëjtin grup gjaku, por vajza tha: Po me vdek ti, ne mbetemi jetimë dy fëmijë.Veç prej hallit, sepse askush nuk del me kërku prej qejfit. Çfarë të bëj?Nuk dua gjë tjetër, vetëm vajza të bëhet mirë.Edhe njëherë në ditë me hëngër bukë nuk ka gjë, vetëm për vajzën do të doja të më ndihmojnë kush të ketë mundësi ta vënë dorën në zemër se është 15 vjeçe dhe mbete sakat për gjithë jetën.

Denada Alijaj: Jam 15 vjeçe, e kam lënë shkollën që në klasën e 6 sepse më tallnin fëmijët dhe unë ndjehesha keq. Dëshiroj shumë të shërohem dhe të vazhdoj shkollën. Kërkoj të më ndihmojnë aq sa të kem mundësi.

Gazetarja: Cili është momenti më i vështirë që ty të kujtohet gjatë këtyre ndërhyrjeve kirurgjikale?

Denada Alijaj: Kam qëndruar 6 muaj në allçi, një vit tjetër pa lëvizur./ oranews