Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Njihuni me kriterin e ri që ju jep mundësi të rekrutoheni në Policinë e Shtetit

Postuar: 12/01/2019 - 18:29

Më shumë se 100 studentë, që kanë mbaruar me rezultate të larta, do të kenë mundësi të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, në disa sektorë ku mungojnë specialistët.
 
Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore, pas pak ditësh në Akademinë e Sigurisë do të kenë mundësi të aplikojnë të gjithë studentët që kanë dëshirë t’iu bashkohen uniformave blu.
 
Kriteri kryesor është mesatarja mbi 8, ndërsa policia kërkon burime njerëzore kryesisht në degë deficitare për këtë organizatë, si ekonomia, financa, informatika, elektronika dhe jurisprudenca.
 
Studentët që do të përzgjidhen, do t’i nënshtrohen për 9 muaj një kursi intensiv në Akademinë e Sigurisë, për t’u emëruar më pas në sektorët e luftës kundër krimit ekonomiko-financiar, korrupsionit dhe krimit kibernetik.
 
Në përfundim të kursit, studentët do të marrin automatikisht edhe gradën nënkomisar. Ndyshimet e fundit ligjore krijuan mundësi, që nga 1% e totalit të organikës, numri i personave që pranohen në polici për nevoja të veçanta të shkojë në 3%.
 
Sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ky vendim i jep mundësinë policisë të rigjenerohet dhe të ulë moshën mesatare të saj. Nga ana tjetër, sipas “Eurostat”-it, Shqipëria ka një ndër policitë më të vogla krahasuar me vendet e rajonit dhe të Europës.
 
Sipas të dhënave, vendi ynë ka vetëm 334 policë për 100 mijë banorë, ndërsa Kroacia ka 489 policë për 100 mijë banorë; Serbia ka 596 të tillë; Mali i Zi 645; si dhe Sllovakia plot 409 policë për 100 mijë banorë./ TCH

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/03/2019 - 18:39

Studentët paralajmërojnë  rikthimin e protestave masive duke paralajmëruar se ditë të vështira do vinë për kryeministrin Rama, i cili sipas tyre i ka gënjyer lidhur mbi plotësimin e kërkesave që ata i kanë 

Postuar: 25/03/2019 - 18:35

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë projektin e Unazë

Postuar: 25/03/2019 - 18:22

Pavlin Polia, vëllai i biznesmenit Ferdinand Polia, i cili u ekzekutua 4 ditë më parë në Grudë

Postuar: 25/03/2019 - 18:05

Një fëmijë shqiptar vetëm 14 muajsh ka dalë nga koma farmakologjike dhe sipas mjekëve, ai nuk ë

Postuar: 25/03/2019 - 17:31

Sikundër dhe ishte paralajmëruar, kërkimet për Bleona Matën, vajzën nga Kukësi e zhdukur prej 9

Postuar: 25/03/2019 - 17:11

Skafisti i Klement Balilit, Petro Dalanaj, një intervistë për gazetarin  Artan Hoxha, zbul

Postuar: 25/03/2019 - 16:40

Për shkak të shpejtësisë së lartë tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në rrugën &