Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Njihuni me kursin e këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me Euron, Dollarin dhe Paundin britanik

Postuar: 20/03/2019 - 14:35

Në mesjavë, tregu i këmbimit valutor vendas është hapur me një zhvlerësim të lehtë të monedhës kombëtare, ku valutat e huaja kanë shfaqur një tendencë rritje, përveç paundit britnaik.

Valuta e eurozonës ka vijuar rritjen edhe ditën e sotme, duke zhvlerësuar minimalisht lekun me 0.1 pikë. Nga të dhënat e “Credins Bank”, euro këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 124.7 lekë në blerje dhe 125.2 lekë në shitje.

Ndërkohë, dollari amerikan poashtu ka rifituar pikë ditën e mërkurë, pas një rënie të lehtë një ditë më parë. Valuta amerikane është forcuar sot me plot 0.3 pikë, për t’u ngjitur në kuotën e 110 lekëve.

Paundi britanik ka vijuar rënien edhe gjatë ditës së sotme, ku sipas të dhënave të kursit të këmbimit valutor është zhvlerësuar minimalisht me 0.1 njësi për lekë, për të zbritur në nivelin e 145.4 lekëve. Pasiguritë e marrëveshjet Brexit me sa duket vijojnë ‘të shqetësojnë’ monedhën britanike, e cila vijon të regjistrojë luhatje ditë pas dite.

Nga ana tjetër, dollari kanadez dhe franga zvicerane kanë zhvlerësuar lehtë monedhën vendase, respektivisht me 0.1 dhe 0.1 pikë, kurse dollari australian vijon të mbetet në të njëjtat vlera me ditën e martë, e fiksuar në 77.7 lekë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/07/2019 - 12:07

Shpëtohen tre turistë gjermanë të bllokuar në kanionin e Gjipesë në Himarë.Mësohet se dy vajza dhe një burrë ishin bllokuar në kanion gjatë natës.Ata kishin dhënë alarmin SOS për të kërkuar ndihmë.

Postuar: 17/07/2019 - 10:59

Një copë masive e akullit do të riformojë bregdetin e botës më shpejt se sa është parashikuar.

Postuar: 17/07/2019 - 10:43

Dy inspektorë taksash janë arrestuar ditën e sotmë në Shkodër, ndërsa një i tretë është shpallur

Postuar: 17/07/2019 - 10:35

Detaje të reja kanë dalë shpërthimi në Selenicë të Vlorës, ku janë plagosur Mimoza Selimi dhe Rex

Postuar: 17/07/2019 - 10:16

Policia e Mirditës ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Postuar: 17/07/2019 - 10:03

Niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë, 67-vjeçari i cili u godit me sëpatë nga i biri mëngjes

Postuar: 17/07/2019 - 09:21

Sot rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, shtetasi D.V, 30 vjeç,