BREAKING NEWS

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të reformës në drejtësi, Meta-Berisha dyshja më e shqetësuar

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të
x

Aktualitet

Njoftim i RËNDËSISHËM për të gjithë ju që keni një makinë në shtëpi! Gonxhe tregon se kur do të nisë kolaudimi i makinave

Njoftim i RËNDËSISHËM për të gjithë ju që

Kreu i Drejtorisë Rrugore, Blendi Gonxhe është shprehur  se kolaudimi i makinave do të nisë në shkurt.

Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, të mërkurën, Gonxhe u shpreh se pjesë e përfitimit të shtyrjes së vlefshmërisë së kolaudimit janë edhe qytetarët të cilëve ju skadonte në muajit e fundit të 2020, tetor, nëntor, dhjetor.  Gonxhe shtoi se përfituesit duhet të paguajnë taksat vjetore.

“Besoj në muajin shkurt do kemi njoftime të reja për shërbimin dhe publikun. Do t’i kemi bërë të munduar atë gjitha. Ky ishte një borxh që i kishim atyre që nuk i kanë amortizuar automjetet e tyre për tre muaj. Taksat nuk prasin, kamata e taksave nuk falet, kamata e taksave ecën, ju duhet ti paguani taksat. Madje është një kusht që ju jep tremujorin nga data e skadencës së kolaudimit”, tha Gonxhja.

Maksim Tashi , anëtar i Këshillit Drejtues të DPSHTRR, si edhe Kryetar i Komisionit Zyrtar RETRO – DPSHTRR tha në komision se  fuqia e këtij akti do të jetë deri në fund të qershorit.

“Ky akt normativ ezurohet brenda 6 muajve të parë të këtij viti, dhe më pas i takon kodit rrugor për të bërë vlerësimin e mjeteve për vlefshmërinë e kontratës për kontrollin teknik”, tha Tashi.