BREAKING NEWS

“Hero në Itali”, nga kamarier në vullnetar, kush është i riu shqiptar që ndihmon personat me koronavirus, zyrtari i lartë i bën premtimin e madh: Ti je njëri prej nesh

“Hero në Itali”, nga kamarier në vullnetar, kush
x

Aktualitet

Njohja e lejedrejtimeve shqiptare në Gjermani, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit del me njoftimin e rëndësishëm

Njohja e lejedrejtimeve shqiptare në Gjermani, Drejtoria e

 Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë ka mirëpritur Drejtorin e Përgjithshëm të Trafikut Rrugor dhe Transportit dhe Drejtoreshën e Ligjit të Trafikut Rrugor në Berlin. Kjo vizitë kishte si qëllim informimin nga afër të palës gjermane me procesin e trajnimit dhe të testimit për marrjen e lejedrejtimit në Shqipëri.

Një takim i rëndësishëm me qëllim vijimin e vlerësimit të mëtejshëm të kërkesës së Republikës së Shqipërisë për njohjen e konvertimit të lejedrejtimeve shqiptare në Gjermani. Proces i cili ndihmon rreth 30,000 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. 

I pranishëm në takim ishte dhe zv. Ambasadori gjerman,  Johannes Dietrich. Pala gjermane u njoh në terma të përgjithshme me investimet e ndërmarra nga DPSHTRR mbështetur nga MIE, për garantimin e kualifikimit dhe prodhimit të lejedrejtimit sipas parametrave të BE-së.