BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Aktualitet

“Nuk bëhet shaka me ta! Ky është detaji që i shtangu autoritetet”, gazetari Hoxha nxjerr prapaskenat tronditëse të shkatërrimi të grupit të kokainës në Dubai dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm

“Nuk bëhet shaka me ta! Ky është detaji që i shtangu

Pas shkatërrimit të grupit të kokainës ‘Los Blancos’, gazetari Poli Hoxha deklaroi se mafia shqiptare ka dalë mbi grupet e tjera dhe është tepër e organizuar.

Në një intervistë për OraNews, Hoxha tha se ky grup është fuqizuar në vendin tonë pasi ka pasur logjistikë të sigurt.

Poli Hoxha: Për fatkeqësinë tonë doli që ata të cilët e organizonin këtë trafik droge ishin shqiptarë. Fakti është që është thënë gjithandej që mafia shqiptare ka dalë mbi grupet e tjera dhe është organizuar. Ky grup ose kartel funksiononte si kartelet e drogës së Amerikës Jugore dhe Qendrore. Këta treguar se kanë hedhur hapa para dhe krerët e policisë së Interpolit janë mahnitur nga organizimi i tyre, sepse e kishin ciklin e drogës të mbyllur. Eldi Dizdari ishte një nga emrat, që ishte edhe i arrestuar në vitin 2018, sepse ka qenë i kërkuar nga gjykata e Firences. Ka qenë këto 2-3 vite në Dubai.

Ky grup një sasi të madh të drogës e çoi në Turqi dhe deri në Rusi, gjë që ka lënë të shtangur autoritetet. Pas konvertimit në heroinë, kjo drogë futej sërish në Evropë. Ky grup përdorte vetëm telefona Blackberry. Në dijeninë time ka akoma shumë persona që i përkasin këtij karteli në Shqipëri që janë në kërkim. Këta persona janë fuqizuar falë Shqipërisë në fakt se po të shohësh raportet e DASH për drogës, vendi ynë cilësohet si një bazë strategjike e krimit botëror. Kohët e fundit ka një bazë logjistike të sigurt të krimit në vendin tonë.

Për Hoxhën, ky grup ka lidhje me rrëmbimin e Jan Prengës, sipas tij të urdhëruar nga Dritan Rexhepi.

Poli Hoxha: Ky grup përdorte metoda shumë të egra, nëse dikush do të pendohej para drejtësisë, atëherë do ta paguajnë familjarët. Madje në këtë mënyrë është bërë edhe rrëmbimi i Jan Prengës me urdhër nga Dritan Rexhepi. Ka pasur përplasje për një ngarkesë. Edhe sherri në Bllok, që është fillesa te Mërtiri, ka ndodhur për një ngarkesë të pashlyer. Vëllai i Jan Prengës nuk e dorëzoi ngarkesën e Rexhepit në Angli dhe e pësoi vëllai, dhe sot e kësaj dite nuk është gjendur.

Hoxha shtoi se organizatat kriminale shqiptare kanë ecur përpara se kanë të mbyllur ciklin dhe kanë egërsi në raport me familjarët e atyre që duan të bashkëpunojnë me drejtësinë.

Poli Hoxha: Organizatat kriminale shqiptare kanë ecur përpara se kanë të mbyllur ciklin dhe kanë egërsi, nuk bëhet shaka me ta, se e pëson familja. Në vendin tonë janë rreth 20 të zhdukur, që po t’i shokësh në pamje të parë nuk kanë lidhje, por janë hequr qafe se kanë lidhje me vëllezërit apo kushërinjtë që janë lidhur me trafikun e drogës. Edhe rasti i atentatit ndaj Preng Gjinit është një sagë që ka nisur me një rrëmbim dhe po vazhdon.