BREAKING NEWS

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në
x

Aktualitet

“Nuk besoj që do më zërë më Covid”, Idajet Beqiri rrëfen çfarë i thanë mjekët, zbulon bisedën me kolegen në Durrës që e befasoi

“Nuk besoj që do më zërë më Covid”, Idajet

Avokati Idajet Beqiri, pasi rrëfeu se si e fitoi betejën me Covid 19, u shprehur se ishte i bindur që koronavirusi nuk do ta zinte më.

Ai po ashtu tregoi edhe një situatë me një kolege në Durrës, e cila nuk e kishte besuar kur avokati i kishte treguar situatën e rëndë ku ndodhej.

Pjesë nga intervista në News24

Idajet Beqiri: Unë kam folur me mjekët por edhe kam lexuar në fakt. Edhe nga pandemitë e tjera shkencërisht thuhet se këto viruse nuk përsëriten më kurrë, sidomos kur t’i bën mjekimin e plotë. Në këtë rast kur mushkritë dalin të pastra ti pastaj ke fituar imunitet. Në këtë aspekt e konsideroj veten të fituar se kam fituar super imunitet.

Thonë që Covid lë një pasojë, ju çfarë ndjeni?

Idajet Beqiri: Ndjej që s’kam shumë forcë, kam një lloj plogështie dhe lodhje akoma. Më erdhi keq nga një kolege në Durrës që tha: He mo se këta bëjnë për spektakël. I thashë vetëm një ditë ta provosh, pastaj do pendohesh.

Si e shihni jetën tani?

Idajet Beqiri: Më duket sikur kam një jetë të dytë, më la Zoti të jetoj sërish!