BREAKING NEWS

E papritur! Albin Kurti heq taksën 100% ndaj Serbisë

E papritur! Albin Kurti heq taksën 100% ndaj Serbisë
x

Aktualitet

Nuk dihet nëse është gjallë apo jo! Zbardhen detaje tronditëse nga pengmarrja në Kamëz, dy pistat “e nxehta” ku po hetohet

Nuk dihet nëse është gjallë apo jo! Zbardhen detaje

Detaje të reja janë zbardhur nga pengmarrja e ndodhur dy ditë më pare në rrugën “London” në Kamëz.

49-vjeçari, Jak Prenga u rrëmbye nga disa persona të maskuar, të cilët pasi e dhunuan, e futën me forcë në një automjet.

Policia ka dyshime se pengmarrja mund të jetë një lloj presioni që autorët e dyshuar duan t’iu bëjnë vëllezërve të Prengës, që ndodhen në burg në Angli. Kjo dhe për faktin se ai u mor peng pikërisht pranë banesave të vëllezërve në Kamëz, në rrugën “New York”, teksa shkonte të kujdesej për to.

Gjithashtu policia është orientuar te konfliktet që 49-vjeçari mund të ketë pasur në Greqi ose dhe te rekordet kriminale të vëllezërve, të cilët vuajnë dënimin për drogë në Angli.