BREAKING NEWS

Shkon në 197 numri i personave të prekur, vetëm 11 raste të reja me koronavirus për 24 orë

Shkon në 197 numri i personave të prekur, vetëm 11 raste të
x

Aktualitet

“Nuk duhet të biem në kontakt me sasi të madhe virusi”, doktor Genc Sulçebe ka një mesazh për qytetarët

“Nuk duhet të biem në kontakt me sasi të madhe

Mjeku i njohur Genc Sulçebe  jep mesazhin që qytetarët të rrinë të qetë dhe të mos kenë panik.

Sipas tij ne duhet të marrim masa që të mos marrim sasi të lartë virusi.

“Duhet të kemi parasysh diçka. Ne mund të jemi të prekur, prandaj të mos jemi panik dhe të rrimë të qetë. Të rrimë të qetë që të dhe trupi ta luftojë këtë virus.

Në Itali numri i mjekëve të vdekur ka shkuar në 30. Kjo sepse ata duke qenë në kontakt direkt me të prekurit kanë marrë doza të larta të virusit dhe sistemi i tyre imunitar ka qenë i lodhur. Prandaj neve duhet të marrim masa që të mos marrim sasi të lartë virusi, prandaj duhet marrë masa” tha Sulçebe në Open.