BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Aktualitet

“Nuk duhet të presim infektimin natyral por....”, mjeku Sulçebe thirrje qytetarëve: Kjo është arma e vetme për të shpëtuar nga pandemia

“Nuk duhet të presim infektimin natyral por....”, mjeku

Imunologu Genc Sulçebe ka deklaruar se arma e vetme për të shpëtuar nga pandemia është vaksinimi masiv. Sulçebe theksoi në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se duhet të vaksinohet sa më shpejt popullata e paimunizuar. Ai tha se 20 përqindëshi i njerëzve që nuk janë prekur nga virusi, nuk duhet të presin që të imunizohen në mënyrë natyrale por nëpërmjet vaksinës.

“Nëse virusi Alfa predominonte gjatë pranverës së kaluar, kishte një indeks riprodhueshmërie rreth 4. Varianti Delta është dyfishi, pra mjaft ngjitës dhe pragu i imunitetit kolektiv të tufës nuk shkon më tek 85 përqind ose 90. Kemi akoma 20 përqind të popullatës të paimunizuar, pra duhet ta imunizojmë. Nuk duhet të presim infektimin natyral por të përshpejtojmë vaksinimin.”, tha Sulçebe.

Ai u ndal dhe tek diskutimi për marrjen e dozës së tretë. Sipas tij, doza e tretë duhet të jetë selektive, vetëm për kategoritë e rrezikuara, ata me sëmundje shoqëruese dhe mosha e tretë. “Përgjigja imunitare nuk është e njëjtë tek të gjithë njerëzit, është e ndryshueshme dhe jo të gjithë që bëjnë vaksinën do të kenë mbrojtje 100 përqind. Ishte 90 përqind me variantin Delta po zbret dhe me Pfizer që konsiderohet më e fuqishme shkon deri në 80 përqind. Kemi popullatë ndaj të cilëve vaksina mund të mos jetë mbrojtëse.

Ata që e kanë kaluar infeksionin, duhet ta bëjnë vaksinën dhe rrisin mundësinë të mos infektohen. Nëse kanë bërë vetëm vaksinën apo vetëm infeksionin shkon në 80 përqind. Për këtë arsye po aprovohet doza e tretë, sidomos ata që kanë prekshmëri më të lartë dhe sëmundje shoqëruese. Vetëm vaksinimi na ndihmon, nuk mund të presim infeksionin natyral.

Nëse e kapim këtë 20 përqindje dhe e imunizojmë me vaksinën para se të fillojë stina e ftohtë, ne nuk përjetojmë atë që përjetuam dimrin e kaluar.Kjo është strategjia që po bëhet në botë, doza e tretë nuk do të rekomandohet për të gjithë ata që janë vaksinuar, por për ata që janë të rrezikuar, që kanë sëmundje shoqëruese dhe mosha e tretë.”, tha Sulçebe