BREAKING NEWS

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla paralajmëron foton që do dalë për Lulzim Bashën dhe do shkaktojë ‘tërmet’ në politikën shqiptare

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla
x

Aktualitet

“Nuk e keni raportuar se vdiq nga Covid-19”, Skënder Brataj paralajmëron ekspertin e PD-së: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

“Nuk e keni raportuar se vdiq nga Covid-19”, Skënder Brataj

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi.

Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio çertifikatën e një pacienti, ku siç ai u shpreh ka vdekur nga covid dhe nuk është raportuar.

Koduzi mbante në duar certifikatën e një pacienti dhe tha se ai kishte ndërruar jetë më 16.11. 2020 dhe nuk ishte raportuar në asnjë nga raportimet e përditshme të Ministrisë.

Por Brataj nuk e priti mirë duke i thënë: Mos bëj gabim se do përfundosh në prokurori.

Debati në Open

Gazmend Koduzi: Ma ka dhënë familjari, nuk është raportuar si viktimë e Covid-19

Skënder Brataj: Jo pra, ta ka dhënë mjeku ty, po lëri ato…mos bëj kështu gabimesh

Gazmend Koduzi: Ma ka dhënë familjari, është shoku im…

Skënder Brataj: Posi ngelët duke ndjekur njerëzit ju… Na lini ore të bëjmë punën. Nxirre autorizimin që ta ka dhënë familjari.

Gazmend Koduzi: E kam

Skënder Brataj: Po nxirre këtu, pra nëse e ke