BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“Nuk e lashë nga turpi”/ Juristja e njohur tregon si shpëtoi nga dhuna e partnerit: Isha si thes ku ai mund të shfrynte nervat! Është shumë e çuditshme që...

“Nuk e lashë nga turpi”/ Juristja e njohur tregon si

Mërgime Kajtazi,  juristja nga Mitrovica vendosi të lërë familjen dhe karrierën në Kosovë,pasi përjetoi dhunë fizike e psikike për rreth dy vjet nga bashkëshorti.

Në vitin 2016, ajo vendosi të fejohej dhe të shkonte të jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të dashurin kosovar, me të cilin kishte qenë në lidhje për dy vjet paraprakisht.

Menjëherë pas kësaj, pas presionit të të fejuarit, ajo u martua dhe vendosi të qëndrojë në Nju Jork. Sapo nisën bashkëjetesën nisi dhuna e madhe dhe Mërgimja duroi për një kohë të gjatë, pasi ishte një hap që e kishte marrë vetë dhe ndodhej në një shtet të huaj pa asnjë njeri.

Por ajo gjeti forcë të shkëputej dhe tanimë historia e saj është një frymëzim për vajzat e reja që vuajnë si Mërgimja.

Kjo e fundit ishte ditën e sotme në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku rrëfeu historinë e saj. Ajo e nisi tregimin duke thënë se ish-bashkëshortin e ka njohur përmes shoqërisë së përbashkët dhe se për dy vite kanë pasur lidhje në distancë.

Rrëfimi i Mërgim Kajtazit për emisionin “Shqipëria Live”:

U njoha përmes shoqërisë së përbashkët. Kam qëndruar në Nju Jork vetëm për të, edhe pse isha 22 vjeçe.

Kisha dy vite apo dy vite e gjysmë që e njihja, para se të martohesha. Kam menduar që kam qenë e re, edhe prindërit nuk ishin shumë për këtë lidhje pasi isha vetëm 22 vjeçe.

Prindërit e mi më kanë besuar dhe respektuar vendimet e mia. Nuk them se jam martuar me detyrim, por ka qenë një ultimatum i tij, ose të martohemi ose do të ndahemi.

Para se të martoheshim ka qenë njeriu më sharmant, por pasi u zhvendosa në SHBA për të, nisi edhe dhuna. Për ato dy vite kohë bashkë, kemi qenë fizikisht pranë dy muaj. Ka qenë lidhje në distancë.

Tre ditë pasi u martuam, patëm një debat me njëri-tjetrin dhe aty nisi dhuna. Nisi me shpulla, me shtrëngime dhe gjuajte.

Isha e shokuar, nuk isha rritur me atë lloj mënyrë. Për dy vite, gati çdo muaj jam dhunuar fizikisht nga ish-bashkëshorti. Dhunuesit nuk i duhet ndonjë arsye e madhe për të gjuajtur. Unë kam qenë si një thes ku ai mund të shfrynte nervat.

Gjëja e parë që më ka shkuar në mend ka qenë që të kthehem në shtëpi, të largohem prej tij. Nuk kam besuar që kjo po më ndodh mua, se unë e dija gjuhën angleze, isha e arsimuar.

Turpi më ndaloi që të kërkoja ndihmë. Turpi që ne femrat shqiptare rritemi, turpi që po dështoja, pasi gjithmonë kam shkëlqyer në çdo gjë që kam bërë. Të bëjnë të mendosh se ky është një dështim i jot, po dështon si femër, si grua.

Kam qenë në një shoqëri të hapur e liberale, e sapo e kam denoncuar policia ka marrë hapa menjëherë dhe jam akoma nën mbrojtje.

Nuk i kisha treguar askujt, deri kur ndodhi një incident. I tregova motrës sime të madhe, e atë natë ka pas një premier se është artiste. Gjithë natën janë marrë me mua, prindërit më thanë hajde në shtëpi.

Nuk kisha letrat, e letrat nuk i mora prej tij. Ai gjithmonë më kërcënonte se nuk do ti merrja letrat nëse ndahesha prej tij. Por edhe pse e lashë, shteti amerikan më ndihmoi.

Vendosa që të ndahesha prej tij pas një argumenti shumë të panevojshëm dhe unë kam thënë mjaft. Nëse mua më ka marrë dy vite, imagjino sa i duhen një tjetre që nuk ka arsimin tim, nuk ka mbështetjen e familjes.

Sado e çuditshme që është, mendoj se femrat nuk i lënë bashkëshortët edhe pse i dhunojnë, se në fund të ditës ato i duan ata. Është shumë e çuditshme.

Unë mendoj se çdo gjë ka përfunduar kur i kam treguar familjes time, dhe pashë se sa shumë janë lënduar ata. E thashë me vete, mua mund të më lëndosh sa të duash se po të lejoj, por jo familjen time.

Unë u them të gjitha grave që janë në një situatë të tillë me lënë një lidhje të atillë për të shpëtuar e gjallë. Mesazhi për të gjitha gratë, nuk është e pamundur, ju kuptoj me shpirt. Ka gjithmonë dritë në fund të tunelit. Gjithmonë është më mirë qetësia se sa turpi për t’u ndarë nga një person i tillë.

Asgjë nuk ia vlen për dhunën që kam përjetuar për dy vite. Janë kujtime që nuk i heq nga truri, sado që të zbehen.  Unë shkoj në terapi, takoj një psikolog çdo javë. Tashmë vëmendja ime është më e lartë.

Më të lexuarat