BREAKING NEWS

Mjeku amerikan jep lajmin e bujshëm: Jam i lumtur t’ju njoftoj se mund të kem gjetur kurën për koronavirusin

Mjeku amerikan jep lajmin e bujshëm: Jam i lumtur t’ju njoftoj se
x

Aktualitet

“Nuk e rrëzoi as Thaçi, as Rama e as Zoti”, Arjan Çani zbulon ‘dorën e zezë’ që fshihet pas shpërbërjes së qeverisë së Albin Kurtit: Ai ishte shkopi nën rrota i tyre!

“Nuk e rrëzoi as Thaçi, as Rama e as Zoti”, Arjan

Pak para mesnatës që lamë pas, Kuvendi i Kosovë rrëzoi nga kreu i qeverisë Albin Kurtin. Pas këtij vendimi ka ardhur reagimi i gazetari Arian Çani, i cili shkruan se rrëzimi i qeverisë së Kurtit nuk erdhi as nga Mustafa, Thaçi, Rama as Zoti por nga Gringot (të huajt), që sipas tij e kishin shkop nën rrota.

Çani shprehet se nuk ka pasur ndonjëherë simpati për Kurtin dhe qasjen e tij ideologjike ndaj shoqërisë dhe shtetit që sipas tij ai donte të ndërtonte, por thekson se ai nuk ishte ‘kali i bastit të tyre”.

Çani shton se një vendim i tillë provon edhe njëherë se fjalët demokraci dhe sovranitet nuk janë tjetër veçse gënjeshtra që iu serviren turmave naive për të fshehur lojën e vërtetë që bëhet aty ku syri dhe mendja e turmave e ka të vështirë të shohë.

Reagimi i plotë:

Albin Kurtin e rrezuan vetem Gringot dhe askush tjeter

Une personalisht nuk kam patur asnjehere ndonje simpati per Albin Kurtin dhe qasjen e tij ideologjike ndaj shoqerise dhe shtetit qe ai donte te ndertonte.

Por kjo nuk me pengon te them sonte se lajmi i pak minutave me pare i rrezimit te Qeverise se tij na provon edhe njehere se fjalet demokraci dhe sovranitet nuk jane tjeter vecse genjeshtra qe iu serviren turmave naive per te fshehur lojen e vertete qe behet aty ku syri dhe mendja e turmave e ka te veshtire te shohe.

Sonte Albin Kurtin nuk e rrezoi as Isai i LDK as Thaqi, as Rama dhe as Zoti. Sonte Kurtin e rrezuan Gringot sepse ai nuk iu bind urdherit te tyre. Kurti nuk ishte kali i bastit te tyre. Gringot nuk duan shkopinj nen rrota. Kurti ishte shkopi nen rrotat e tyre.

Kosova duhet t’i jape ca territore Beogradit sepse keshtu duan Gringot. Jetojme ne xhungel. Ligjin e ben me i forti. Ndaj mjaft më me fjalet sovranitet dhe demokraci apo zgjedhje te lira e te ndershme. Keto ekzistojne vetem si genjeshtra. Gringot kane parime te tjera.