BREAKING NEWS

Gazetari plas akuzën “bombë” për Spartak Ngjelën ‘live’ në studio, Klodiana Lala i kthehet ashpër avokatit: Tërhiq fyerjen, do hetohesh për dosjen e bujshme

x

Aktualitet

Nuk gjen qetësi Tirana/ Pas vrasjes çnjerëzore në Paskuqan, një tjetër burrë dhunon sot kunatën (DETAJE)

Pas vrasjes makabre të disa ditëve më parë në Paskuqan  të Enkelejda Çapokut nga kunati i saj një tjetër rast dhune raportohet nga Tirana.

Sipas policisë, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi G. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, kanë rënë në pranga edhe 4 persona të tjerë në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Më poshtë rastet specifike dhe detajet për secilin prej tyre.

-Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u ndalua për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi R. Ç., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesën e tij ka kanosur me jetë babain e tij, si dhe i ka kërkuar para duke ushtruar dhunë psikologjike.

-Gjithashtu, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u ndalua për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi F. K., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bazë të procedimit penal të vitit 2019 ka rezultuar si autor i dyshuar i vjedhjes së një biçiklete dhe disa pijeve alkoolike në një supermarket.

- Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim F. O., 20 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

- Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim I. Sh., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.