Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Nuk i ndjej më këmbët, ç’më bënë maskarenjtë!”, zbardhen fjalët e fundit që tha shoferi i prokurorit Ndoja nga Spitali i Traumës

Postuar: 08/11/2019 - 13:17

Shoferi i prokurorit Arjan Ndoja ndërroi jetë një ditë më parë pasi u plagos në atentatin e Shkozetit.Andi Maloku mori vëmendjen pas publikimit të një videoje ku duket nëna e tij teksa vajton se i biri humbi jetën për një rrogë prej 300 mijë lekësh të vjetra.

Por kur ishte menduar se shëndeti i tij po përmirësohej, ai ndërroi jetë. Mbrëmjen e së mërkurës, ai kishte dalë nga reanimacioni dhe ishte shtruar në pavijon. Miqtë dhe familjarët e tij po diskutonin me mjekët se sa mundësi kishte që të ecte sërish, pasi një plumb i kishte prekur shtyllën kurrizore.

Ndërsa dje gjendja e Andi Malokut është përkeqësuar. Burime nga Spitali i Traumës thanë se 24-vjeçari ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe menjëherë është dërguar në reanimacion, ku është mbajtur për dy orë në terapi intensive, shkruan Panorama.

Mjekët dyshuan për një tromboemboli. Plumbat i kishin dëmtuar të dyja anët e mushkërive dhe dyshohet se për këtë arsye kanë nisur edhe komplikacionet pasditen e djeshme.

“Nuk i ndjej më këmbët, ç’më bënë maskarenjtë!”, këto kanë qenë fjalët e fundit në spital të 24-vjeçarit, teksa po e dërgonin për të kryer një skaner.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 23:03

22 patenta janë pezulluar brenda dy orëve ditën e sotme, të të rinvje që bëjnë gara në aksin Sauk-Teg, prej orës 20:00 deri në 22:00.

Postuar: 13/11/2019 - 22:39

Klodiana Lala ka komentuar përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.Lala tha në “Re

Postuar: 13/11/2019 - 22:12

Diplomati Neritan Ceka ka mbështetur idenë e Shengenit Ballkanik

Postuar: 13/11/2019 - 22:01

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar në emisionin “Real Story” debatin mes institucio

Postuar: 13/11/2019 - 21:34

11-vjeçari Alvin Berisha iu bashkua familjes vetëm pak ditë më parë.

Postuar: 13/11/2019 - 20:58

Gazetari Musatafa Nano ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku reagoi pë

Postuar: 13/11/2019 - 20:21

Dy shtetas shqiptarë, një burrë e një grua, janë dënuar me burg nga gjykata e Ternit për tentativ