BREAKING NEWS

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës së bujshme të Bashës, reagon Rama

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës
x

Aktualitet

“Nuk i shënon dot Berishës”, presidenti Duka ‘kapet’ me Ramën

“Nuk i shënon dot Berishës”, presidenti Duka

"Air Albania Stadium" do të çelë nesër dyert me ndeshjen midis Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe Kombëtares Franceze. Një ditë para ndeshjes, Kryeministri Edi Rama u takua me ekipin kombëtar të futbollit dhe stafin teknik në fushën e blertë të stadiumit.

Për lojtarët e ekipit kombëtar stadiumi i ri është impresionues. Madje për disa ende e pabesueshme që janë duke e luajtur ndeshjen në shtëpi.  Më pas kryeministri Rama gjuajti një 11-metërsh përballë Strakoshës, i cili përfundoi në rrjetë. Duka tha se Rama nuk mund ti shënonte Berishës.

Pjesë nga biseda

Duka: Do fitojmë? Po do bëjmë maksimumin thuaj. Po bëmë maksimumin rezultatet vijnë vet. Po ne me Andorrën nuk bëmë maksimumin.

Balaj: Nesër do fluturojmë se jemi me Air Albania.

Rama: Ty për të fluturar të kemi se në tokë s’kap gjë. Se ti kap ndonjë gjë në ajër të paktën. Akustika dëgjohet mirë këtu. Do ketë shumë zhurmë.

Salihi: Do dëgjohet mirë kur tiu shajnë. (qesh)

Balaj: Fusha është e mirë. Më e mirë se e Elbasanit.

Rama drejtuar Dukës: Po është më e mirë se këtë e kam bërë unë. Të Elbasanit e ke bërë ti.

Rama: Tia bëj një gol me penallti Strakoshës para se të iki?

Duka: Strakoshës mund t’ia bësh por Berishës jo.