
Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Nuk ishte hera e parë që i bëhej atentat/ Zbulohen të tjera detaje të rënda mbi 32-vjeçarin shqiptar që u qëllua me armë në Athinë, ja e kaluara e tij e errët dhe si u la i lirë

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Shkurt 2021

Të tjera detaje kanë dalë në dritë për 32-vjeçarin shqiptar që u plagos dje në mbrëmje në Attika të Athinës. Një ditë para se të qëllohej me armë, ai ishte ndaluar nga policia pasi ishte pikasur nga policia teksa lëvizte në lagjen omonia me një monopatinë elektrike dhe i veshur me jelek anti-plumb.
Gjatë kontrollit blutë i gjetën një dozë lënde narkotike, ndërkohë që ai u la i lirë nga policia një ditë më pas.
Pikërisht atë ditë, më 26 shkurt, atij iu bë atentat me armë zjarri nga dy persona. CNN grek ngre pyetjen se si ka mundësi që blutë e lanë menjëherë të lirë. Në dëshminë e tij në polici shqiptari kishte thënë se lëvizte me antiplumb pasi i rrezikohej jeta. Policia vendosi ndaj tij masën “detyrim paraqitje”.
Sipas mediave helene shqiptari është një emër i njohur nga autoritetet, pasi ka precedentë penalë në fushën e krimeve kundër personit, vjedhjeve e grabitjeve.
Nuk është hera e parë që shqiptari bie pre e një atentati me armë zjarri, pasi ai ishte plagosur rëndë gjatë një atentati të ndodhur më 26 maj 2019 në Larisa. Shqiptari mbeti i plagosur në këmbë dhe u përpoq të shkonte vetë në spital, ndërsa dy autorët ia mbathën nga vendngjarja duke kërcënuar me armë një taksist.
Policia greke ka nisur hetimet lidhur me atentatin e ndodhur një ditë më parë, ku pista kryesore mbetet ajo e prishës së pazareve të drogës.
Më të lexuarat


Lirohet nga burgu mjeku i njohur shqiptar

Përgjaken rrugët/ Aksident i rëndë në Gjakovë, 3 të vdekur, dyshohet se janë shtetas shqiptarë

Çfarë po ndodh? Ushtria amerikane ‘zbarkon’ në Durrës (VIDEO)

Kush do ua paguajë biletën ‘çunave nga Londra’? E zbulon Balluku, cilat do të jenë destinacionet e para nga aeroporti i Kukësit

"Kemi plan të qartë"/ Balluku jep lajmin e shumëpritur për aeroportin e Kukësit: Gati për fluturimin e parë

Tronditet Fieri/ Tentuan të vrasin 33-vjeçarin, 3 në pranga dhe 1 në kërkim. Policia zbardh gjithë skenarin e rëndë që kishin përgatitur katër autorët

A ka bërë Edi Rama botox? Kirurgu i njohur estetik flet hapur dhe zbulon terapinë që mund të ketë ndjekur kryeministri

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Vala e fshehtë e pandemisë, rreziku i rritjes të të sëmurëve të tjerë jo nga Covid-i

Mos dilni pa çadër me vete/ Reshje në të gjithë vendin, mësoni si parashikohet të jetë moti sot dhe nesër

Plagosjet me armë zjarri në Mamurras, gjykata liron nga qelia policin dhe dy vëllezërit, një tjetër mbetet në burg
