BREAKING NEWS

Lombardia merr frymë,  bie numri i të vdekurve me 77 më pak dhe numri i infeksioneve 107 më pak

Lombardia merr frymë,  bie numri i të vdekurve me 77 më pak
x

Aktualitet

“Nuk ka, është gënjeshtër”, ish-ministri hedh akuzat e forta ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

“Nuk ka, është gënjeshtër”, ish-ministri  hedh

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu në studion e emisionit “Opinion” hodhi dyshime të forta që Shqipëria nuk ka gati një karantinë për të përballuar raste të mundshme të koronavirusit.

“Unë them që nuk ka karantinë. Le të dalin këta të japin informacion të plotë. Është një gënjeshtër. E ftoj ministren të na tregojë karantinën”, tha Shehu, i cili u shpreh se mostregimi i karantinës godet transparencën.

“Alarmi është dhënë që në janar dhe asgjë nuk është bërë që atëherë. Dhe akoma sot,  nuk po tregohet ku është karantina. Është një koncept që godet transparencën”, tha Tritan Shehu.