BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Aktualitet

“Nuk ka pasur shpërthim”/ Mes flakëve të spitalit në Tetovë humbi edhe komshiun e tij, dëshmitari okular tregon arsyen e vërtetë të zjarrit që iu mori jetën 14 personave

“Nuk ka pasur shpërthim”/ Mes flakëve të spitalit

Një dëshmitar i ngjarjes së rëndë në Tetovë, Nagim Mehmeti ka dhënë detaje për spitalin COVID që u përfshi nga flakët dhe ku mbetën 14 persona të vdekur.

Nagimi nuk ka qenë në spital, por ka shtëpinë shumë pranë kësaj godine. Për emisionin “Shqipëria Live”, ai tha se nga ky zjarr ka humbur fqinjin e tij, i cili ishte i shtuar në spital pasi ishte i prekur nga koronavirusi.

“Unë banoj afër spitalit. Humba komshiun tim, i cili ishte i prekur me Covid. Ditën e sotme do të dilte nga spitali, do të vinte në shtëpi. Por fatkeqësisht ndodhi më e keqja”, tha Nagimi.

Ky i fundit shtoi se ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht flakët kapluan shpejt godinën dhe askush nuk mund të ndërhynte të ndihmonte njerëzit aty brenda.

Mehmeti shtoi se nuk ka pasur shpërthim. Ai tha se një dëshmitar që ka qenë në spital, i ka thënë ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një intervenimi të një mjekje me defibrilator te një pacient që kishte pësuar atak kardiak.

“Ka pasur gaz dhe oksigjen dhe kjo ka bërë që flakët të përhapen menjëherë. Mjekja është larguar menjëherë, edhe disa të tjerë. E fatkeqësisht mbetën të tjerët”, përfundoi Nagimi.