BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Aktualitet

“Nuk kam fjalë të flas sot”/ Pëllumb Pipero emocionohet pas marrjes së titullit të lartë, gazetari Artan Hoxha zbardh detajet nga ceremonia (FOTO)

“Nuk kam fjalë të flas sot”/ Pëllumb Pipero

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, është shpallur qytetar nderi në qytetin e Skraparit.

Përmes një ceremonie zyrtare, Bashkia e Skraparit i ka dhënë Piperos titullin e akorduar përgjatë periudhës së karantinës.

Gjatë asaj periudhe u tha se do të organizohej edhe një festë për Piperon, dhe madje po parashikoheshin edhe fondet për drekën, por mjeku refuzoi të bëhej një festë e tillë në emër të tij.

Gjatë fjalës së tij, Pipero u shpreh se është i nderuar për titullin që merr sot ndërsa u zotua se do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi.

“Nuk e kam të lehtë të flas sot. Të nderuar të pranishëm, ndihem i emocionuar, pak i befasuar për titullin e madh që marr sot nga Këshilli Bashkiak i Skraparit me iniciativën e qytetarëve dhe kolegëve. Është obligim i madh, nder i madh dhe përgjegjësi e madhe të kesh titull qytetar nderi të Skraparit që nuk i kanë munguar as burrat as gratë. Një duartrokitje të madhe për ata që kanë nderuar dhe vazhdojnë ta nderojnë Skraparin. Kjo pandemi evdentoi shumë vlera të shoqërisë njerëzore, mirëkuptim, respektim të disa normave të veçanta.

Në këtë pandemi shumë, ndoshta të gjithë kolegët e mi kemi bërë dhe bëjmë çdo ditë atë që ky moment na e solli për ta bërë. Kemi bërë detyrën dhe jo më shumë. Shumë kolegë të mi ndoshta kanë bërë shumë më tepër se unë. Unë si pjesë e kësaj gjenerate mjekësh do vazhdojmë të bëjmë detyrën. Sa mirë e kemi bërë, e dini ju. Dua t’ju falenderoj me zemër dhe t’iu them se titulli që më jepni sot më obligon akoma më shumë. Unë dhe familja ime do t’ju jenë mirënjohës për gjithë jetën. Ju faleminderit”, tha Pipero.

Në ceremoni ka qenë i pranishëm edhe gazetari Artan Hoxha, i cili ka shpërndarë disa foto në rrjete sociale.

“Me doktor Pellumb Piperon dhe kryetarin e Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema, pas ceremonisë së shpalljes “Qytetar Nderi i Skraparit”...

Çorovodë 18 shtator 2020...”, shkruan gazetari Hoxha.