BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Aktualitet

“Nuk kanë as ku të mbushin telefonat”, kantautori shqiptar i shqetësuar: Kam familjen në Itali, ata nuk dalin as për...

“Nuk kanë as ku të mbushin telefonat”, kantautori

Kantautori i njohur Gjergj Leka ka rrëfyer merakun e madh që ka për fëmijët e tij të cilët ndodhen në Itali.

Në një lidhje me Skype në programin “Historia ime”, Leka tha se koronavirusi e ka ndarë nga fëmijët dhe se ai po e përballon këtë situatë me bashkëshorten.

Leka tregoi sesi fëmijët e tij dalin një herë në 3-4 ditë nga shtëpia për ndonjë Pazar apo për të mbushur telefonin.

Pjesë nga biseda:

Mirela Milori: Si po i kalon këto ditë?

Gjergj Leka: Si të gjithë shqiptarët, unë ndoshta dhe më me fat sepse kam dhe studio në shtëpi, që bëj dhe programin, se e kam kaluar në shtëpi dhe kam me çfarë ta mbush kohën. Por merakun më të madhe e kam në Itali, ku kam familjen, se u ndamë.

Mirela Milori: Është vajza?

Gjergj Leka: Kam gjithë familjen atje, unë jam vetëm në Shqipëri edhe nusja, dy vetë jemi. Të gjithë i kam atje dhe ju e dini situata atje është shumë e rëndë.

Mirela Milori: Flet me ta përditë besoj?

Gjergj Leka: Flas çdo ditë me telefon, por dhe atë me problem sepse nuk kanë ku të mbushin dhe telefonat aty. Është dhe një problem tjetër, edhe telefonat i mbushim me leje, kanë filluar të dalin njëherë në 3-4 ditë, edhe për gjërat shumë të nevojshme. Janë kujtuar vonë ti marrin këto masa, fatkeqësisht.