Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Nuk kanë fakte", studiuesja holandeze nxjerr blof deputetët

Postuar: 15/05/2019 - 22:17

Në vitet ‘90, lajmet më të mëdha në mediat holandeze fokusoheshin tek grupet e fuqishme kriminale nga ish shtetet e Jugosllavisë, të cilat konsideroheshin si më mizoret.
 
Studiueses Nevenka Tromp iu kërkua nga autoritetet holandeze që të shkruante një libër për akademinë e policisë, që do ta ndihmonte për të menaxhuar situatën e krijuar në atë kohë.
 
Por në rastin e shqiptarëve, ajo mendon se deputetët nuk kanë fakte konkrete që bazohen në studime serioze mbi mënyrën se si funksionojnë dhe sa të shtrira janë grupet kriminale shqiptare.
 
“Nëse doni të merrni një vrasës me pagesë, do të jetë një Jugo, siç i quanin. …Një nga ngjashmëritë që shoh me hapjen e kufijve me Shqipërinë, është që shumë njerëz duan të lënë vendin.
 
Dhe mes këtyre është dhe një numër i caktuar kriminelësh profesionistë. Interesantja që po ndodh tani në debatin politik brenda parlamentit holandez, është që po i jepet shumë vëmendje krimit të organizuar shqiptar në Holandë.
 
Por në të njëjtën kohë, është gjithnjë toni politik, në kuptimin që ngaqë hapëm kufijtë me Shqipërinë, po vijnë gjithë këta kriminelë në vendin tonë e po e bëjnë shoqërinë të pasigurt.
 
Nuk besoj se është argument serioz. E besoj që përdoret për qëllime politike. Për partitë që nuk duan hyrjen e anëtarëve të rinj në BE”, tha për Top Story, Nevenka Tromp, studiuese dhe pedagoge.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 12:50

Një aksident i rënda ka ndodhur në Qafë Thanë, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Postuar: 25/08/2019 - 12:37

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Theth, pasi ka qëlluar në ajër me armë.

Postuar: 25/08/2019 - 12:01

Edhe përgjatë javës në doganën e Kapshticës dhe të Qafë - Thanës ka pasur një fluks të lartë hyrj

Postuar: 25/08/2019 - 11:40

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për 3 të arrestuarit për

Postuar: 25/08/2019 - 11:25

Mësohet se shkak për shpërthimin që ndodhi mbrëmë në Shënkoll në një pikë karburanti në autostrad

Postuar: 25/08/2019 - 11:11

Digjet rrjeti i furnizimit me energji në fshatin ShënPjetër.

Postuar: 25/08/2019 - 11:02

Një shprehje thotë “Gusht e gunë”, por këtë herë nuk është rasti.