Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nuk la gjë pa thënë për Vera Grabockën, Diana Ziu i shkruan letër të hapur kryeministrit Rama dhe ka një kërkesë: Kush vallë i përkrah kaq shumë? (E PLOTË)

Postuar: 09/11/2019 - 14:55

Kompozitorja Diana Ziu prej ditësh ka nisur një debat të hapur për cilësinë e përzgjedhjes së këngëve në Festivalin e RTSH, ku këna e saj iu refuzua. Sipas zonjës Ziu ky festival po mbahet peng nga regjisorja Vera Grabocka e cila e paracaktuar listën e këngëtarëve që do të pranonte, madje shumë kohë më parë ka vendosur edhe se kush do të jetë fituesja.

Mirëpo Diana Ziu nuk e ka lënë me kaq këtë denoncim, pasi i ka shkruajuar një letër të hapur edhe kryeministrit Edi Rama.

Letër e hapur Edi Ramës

z. Kryeminister, ndoshta gabohem kur mendoj se zerat publike kane ende impakt ne shoqerine tone, por po e bej dhe nje perpjekje.

Eshte mekat qe ka njerez te cilet me teper do humbasin kohe per mbrojtjen e modelit te vjeter te shikimit te botes, se sa ta rregullojne ate.

Po e nis nje leter te thjeshte por te rendesishme per shoqerine sot, per tju vene ne dijeni per crregullime, abuzime, heqjen e vlerave te artisteve, mungese transparence e favoritizem ne nje vend ku denohesh per 40 mije lek drita dhe quhesh zotni kur me 400 milion ben si te te doje qejfi.

Por une do vazhdoj ti quaj me emertimin e tyre te vjeter, apo te rinise se tyre me sakte, shoqja Vera dhe shoku Zhani, sepse nuk habitem kur shoh se ende jane te brymosur me kohen e urdherave nga lart, ndaj dhe me lind pyetja :

Ose e kane urdhrin nga lart, ndaj bejne cfare te duan, ose bejne cfare te duan, per sa kohe nuk kane urdher nga lart !

Kush valle i perkrah kaq shume?

Ky e gjejne ate force mbeshtetese qe duhet per te bere si ne mall te babes me pronen e shtetit, me 400 milon lek fonde, e me e renda, me vete krimtarine kombetare.

z. Kryeminister, doni apo nuk doni ju, Ju jeni “urdhri nga lart” per kete kategori kuadrosht te realizmit socialist, te cilet mendojne ende se boll te jesh ne rregull me partine, pa ne djall te tjerat.

Ajo qe me shqeteson me shume sot si intelektuale dhe krijuese, nuk jane dy shoket per te cilet gjithe vendi ka nje jave qe gumezhin per abuzimin me pushtetin dhe fondet, por per modelin qe ata kane krijuar, dhe mirembajne pa j’u hyre gjemb ne kembe,

Pa folur per marrjen e fymes qe i bejne dhjetra e dhjetra regjizoreve dhe artisteve re rinj, te cilet nen ombrellen e shokeve ne fjale nuk kane asnje mundesi pervec se te ikin, e te ikin nga syte kembet madje.

5 pyetje publike per ju dhe kryetarin e kuvendit nga i cili varet TVSH-ja

1. Pse nuk ka nje ekip kontrolli per procedurat e konkurimit, te shkelura me fakte publike

2. Si mund te mos kete as rregullore te miratuar as nje keshill artistik per nje aktivitet qe menaxhon mbi 400 milion lek, fonde publike.

3. Si jane shpallur kenge fituese, materiale te cilat nuk jane shkruar apo perfunduar ende dhe sot.

4. Si eshte e munduur qe mekanizmat per transparencen dhe luften kunder korrupsionit vetem ne festivalin e RTSH nuk nderhyjne dot?

5. A e keni forcen te urdheroni nga lart qe mos perdhoset krimtaria kombatare apo i vetmi urdher nga lart per keta njerez eshte vetem ai i KRIJUESIT…!

Me respekt

Diana Ziu

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:59

Gazetari Artan Hoxha zbulon fituesin mes tre kandidatëve për postin e kryeprokurorit. “Arta Marku që në momentin kur u zgjodh prokurore u zgjodh në një situatë jo ligjore, në një seancë me flakadanë.

Postuar: 18/11/2019 - 23:53

Këshilli i Lartë i Prokurorisë paraditen e së enjtes bëri publike pikët e grumbulluara nga tre ka

Postuar: 18/11/2019 - 22:33

Të shtunën zëdhënësi i Presidentit njoftoi se do të publikohej dhe një video, me fakte të pakundë

Postuar: 18/11/2019 - 20:59

Imami Ahmet Kalaja i “Rrugës së Kavajës” në Tiranë, ka denoncuar një qytetare pasi aj

Postuar: 18/11/2019 - 20:45

Komisioni i Pavarur ka vendosur të konfirmojë në detyrë kryetarin e Gjykatës Administrative të K

Postuar: 18/11/2019 - 20:32

Tre nga anëtarët e AMA-së, Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj, ditën e sotme u shprehën

Postuar: 18/11/2019 - 19:52

Mbrëmjen e sotme në Shkodër është plagosur një person pas një sherri mes të rinjve.