BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të reja me COVID janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të
x

Aktualitet

Nuk ndalet Greqia, pas mbylljes së Kapshticës merr një tjetër vendim urgjent për shqiptarët (Zbardhen detajet)

Nuk ndalet Greqia, pas mbylljes së Kapshticës merr një

Greqia vazhdon të shtrëngojë masat akoma më shumë me vendin tonë, pas skandalit që u publikua me falsifikimin e testeve të covid-19. Pas mbylljes së Kapshticës, pala greke ka vendosur të shtrëngojë rregullat e verifikimit edhe në pikën kufitare të Kakavijës, e vetmja pikë hyrëse në Greqi.

Kështu, që prej mëngjesit të sotëm, të gjithë personat që kalojnë në këtë pikë do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë (rapid test), përgjigjja e të cilit duhet të merret në vend dhe në vazhdim do të lejohet kalimi në doganë.

Për këtë arsye, në Kakavijë pala greke ka vendosur t’i fusë në grupe të vogla personat që kalojnë, i teston dhe pasi jepen përgjigjet e testeve, portat hapen sërish për të hyrë grupi i radhës.

Pala greke ka kërkuar mirëkuptimin e kalimtarëve që përdorin këtë pikë, pasi sipas saj është e vetmja mënyrë që të vazhdojë të mbetet e hapur edhe pika e Kakavijës, në kushtet të cilat janë krijuar prej përhapjes masive të Covid-19 në Greqi.