BREAKING NEWS

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj për Bashkinë e Tiranës, ma ka kërkuar baza

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj
x
BREAKING NEWS

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e naftës dhe benzinës

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x

Aktualitet

“Nuk të vret njeri për aq pak...”/ Nga arma në makinë, antiplumbi dhe pasuria e madhe, motra e Aleksandër Sadikajt thyen heshtjen pas atentatit që tronditi vendin: Vëllai im nuk ruhej nga askush

“Nuk të vret njeri për aq pak...”/ Nga arma në

Motra e Aleksandër Sadikajt ka thyer heshtjen pas vrasjes së vëllait të saj, që tronditi mbarë opinionin publik. Në një intervistë televizive, ajo ka deklaruar se vëllai i saj nuk ruhej nga askush dhe se bënte një jetë të qetë, ndërsa shton se jepte para me fajde, por vetëm shumë të vogla për të afërm dhe miq.

“Nuk të vret njeri për aq pak para”, thotë ajo.

Ndërkohë sa i përket armës që gjetur në makinën e tij, ajo thotë se nuk ka pasur dijeni, por shton se ai armën nuk e ka mbajtur për vetëmbrojtje. Sakaq, antiplumbin e gjetur në banesë, thotë se ia kanë bërë dhuratë dhe se nuk e ka përdorur asnjëherë.

Sipas saj, 27-vjeçari që u hodh në erë teksa ecte me makinën e tij në afërsi të TEG-ut, nuk ishte as kriminel dhe as i përfshirë në trafik droge, ndërsa tregon dhe sesi e kanë përftuar pasurinë që zotërojnë aktualisht.

Vanesa Sadikaj: Vëllai im nuk kishte konflikte me asnjë njeri, ishte i lirë, bënte jetë familjare me ne. Lëvizte në këmbë, i pëlqente të bënte xhiro me biçikletë. Rrinte gjithë ditën në lokalin familjar që kemi në Tiranë. Ne kemi bërë një jetë të qetë, mediat po shkruajnë shumë gjëra të pavërteta.

Ai jetonte në një shtëpi me qira prej 4 vitesh, nuk e kishte ndërruar kurrë, bashkëjetonte me një vajzë. Unë shkoja pothuajse çdo natë atje, më merrte e makinën e tij bashkë me vajzën time të vogël. Me atë makinë që ndodhi ngjarja, shkonim në shtëpinë e tij.

Pyetje: Është gjetur një anti-plumb në banesën e vëllait tuaj, ju e dinit?

Vanesa Sadikaj: Po e dija, është një dhuratë që ia ka bërë një shok nga Greqia dhe nuk është përdorur asnjëherë dhe kjo gjë mund të vërtetohet edhe nga ekspertiza.

Pyetje: Po në lidhje me dylbitë?

Vanesa Sadikaj: Ne kemi një faqe online ku shesim aksesorë për kafshët, ata dylbi janë në shitje tek faqja, nuk e di nëse përdoren për të parë zogjtë por aty i shisnim.

Pyetje: Një tjetër dyshim është se vëllai juaj ishte i përfshirë në një grup kriminal në Hollandë…

Vanesa Sadikaj: Nuk ka lidhje fare, vëllai im nuk njeh njeri atje, nuk ka shkuar kurrë në Hollandë.

Pyetje: Po sa i përket dhënies së lekëve me fajde, sa e vërtetë është?

Vanesa Sadikaj: Kjo është e vërtetë, por kanë qenë shuma të vogla të dhëna tek shokët dhe miqtë e afërt dhe që nuk kanë lidhje me këtë gjë sepse askush nuk do e bënte një atentat të tillë për shuma të vogla.

Ai ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit, kemi qenë shumë të lumtur bashkë, duke kaluar momente të bukura, pa pasur asnjë lloj shqetësimi sepse ai çdo gjë e ndante me mua.