BREAKING NEWS

Gazetari plas akuzën “bombë” për Spartak Ngjelën ‘live’ në studio, Klodiana Lala i kthehet ashpër avokatit: Tërhiq fyerjen, do hetohesh për dosjen e bujshme

x

Aktualitet

‘Nxehet’ keq situata në Mat për lirimin e KZAZ-ve, mbështetësit e PD djegin materialet zgjedhore mes përleshjes e gazit lotsjellës, disa të plagosur rëndë

Pas përplasjeve të Kamzës, ditën e sotme përplasje janë shënuar edhe në qytetin e Kavajës e Burrelit. Në Burrel mësohet se ka edhe të plagosur. Policia është përplasur fizikisht me qytetarët në KZAZ-në nr.16. Mbështetësit e PD kanë tentuar të futen brenda kësaj KZAZ-je, por janë kundërshtuar nga forcat e policisë.

Situata po tensionohet në shumë qytete të Shqipërisë pas dekretit të presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Ndërkaq, policia ka mundur të hyjë në ambientet e KZAZ. Nga forcat e rendit është lëshuar gaz lotsjellës, çka ka sjellë shpërndarjen e protestuesve.

Dyshohet që gjatë protestës, situata të jetë tensionuar dhe pas përleshjes me forcat e rendit, disa protestues, por edhe nga radhët e policisë, janë lënduar. Mbështetësit e PD kanë shkuar më tej, duke djegur materialet zgjedhore.

Zyrtarisht nuk kemi të dhëna në lidhje me situatën apo numrin dhe gjendjen e të plagosurve, por mësohet se janë përdorur sende të forta dhe shkopa gome.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Burrelit.

Ndiqni momentin e tensionuar:

Video Player