Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nxënësit nga klasa e I-IV do të marrin librat falas

Postuar: 11/07/2018 - 18:18

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme që nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt tu jepen tekstet shkollore në përdorim falas.

"Çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Institucionet arsimore si dhe njësitë arsimore vendore, brenda muajit korrik të çdo viti, përgatisin listën e parashikuar të nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt", thuhet në VKM.

Blerja e teksteve shkollore të nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt, në emër të prindërve ose përfaqësuesve ligjorë, për llogari të nxënësve, realizohet nga institucioni arsimor, për llogari të njësisë arsimore vendore.Likuidimi i faturës tatimore ndaj subjekteve, shtëpive botuese, realizohet nga njësia arsimore vendore, me fondet e miratuara si “Transfertë tek individët”, në buxhetin e ministrisë përgjegjëse për arsimin, në llogarinë bankare të shitësit.

Mënyra e shpërndarjes dhe e administrimit të teksteve për këtë kategori nxënësish përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 23:33

Prokuroria e Shkodrës, pas një hetimi disa mujor ka dërguar për gjykim 9 mjek dhe drejtues të spitalit të Shkodrës, dhe kërkon që të pezullohen nga detyra.

Postuar: 19/09/2018 - 23:01

Për shkak të dëbimit nga Gjermania, një baba kërcënoi të hedhë fëmijën nga dritarja.Kjo është dra

Postuar: 19/09/2018 - 22:33

Pas një kronike të transmetuar nga një emision investigativ ku pretendohet se një punonjës i poli

Postuar: 19/09/2018 - 22:21

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar edhe ngjarjet në Vlorë, veçanërisht të zhdukurit.

Postuar: 19/09/2018 - 22:08

Një banor i fshatit Dukaj, A.K.

Postuar: 19/09/2018 - 21:50

Babai i Zamir Latifit, Fatos Latifi, djali i të cilit u vra më 11 tetor të vitit të kaluar së bas

Postuar: 19/09/2018 - 21:41

Policia ka ndaluar sot ish-drejtorin e Spitalit Rajonal të Beratit, Idlir Frashëri në kuadër të n