BREAKING NEWS

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona
x

Aktualitet

“O të mjerë, o...”/ E ‘kryqëzuan’ me komente pasi kritikoi opozitën, gazetari Mentor Kikia shpërthen i revoltuar: Jeni gati të hani dhe njëri-tjetrin për llogari të atyre lart!

“O të mjerë, o...”/ E ‘kryqëzuan’ me

Gazetari Mentor Kikia kritikoi ditën e djeshme përmes një postimi në rrjetet sociale PD për publikimin e pamjeve nga morgu.

Mirëpo pas këtij reagimi jo të paktë kanë qenë komentet fyese ndaj gazetarit. Pikërisht këto komentet kanë ngjallur reagimin e revoltuar të gazetarit.

Postimi i plotë i gazetarit:

Harrojeni covidin, por shërohuni nga politika o njerëz të mjerë

Bëra një postim dje në këtë faqe, ku kritikoja PD-në që akuzonte qeverinë duke përdorur ca foto nga morgu, si dhe qeverinë, që kur do të sulmojë opozitën, nxjerr doktorreshë Najadën dhe mjeket në koridor si të ishin kori i QSUT-së.

Ishte një nga shkrimet që tërhoqi shumë komentues. Qindra njerëz u lëshuan duke u sharë mes tyre. Ata që mbronin “Morgun” dhe kauzën e opozitës dhe ata që mbronin “Mjekët” dhe qëndrimin e qeverisë.

Padyshim që të gjithë bashkë shanin edhe autorin e shkrimit. Ca për pjesën e parë, e ca për pjesën e dytë.

Po nuk mungonin as ata që e shanin, pse i kishte kritikuar të dyja palët. Sepse njeriu duhet ta ndajë: O me njërën palë, o me tjetrën.

O njerëz të mjerë, o të pabrekë, o të pangrënë, që jeni gati ta shqyeni e ta hani njëri-tjetrin, për llogari të “atyre lart”, po a nuk e kuptoni se sa jeni robëruar nga varësia prej politikës?

Po jeni të gjithë njësoj të gënjyer e të mashtruar, të gjithë të vjedhur e të përdorur, sa nga njëra e sa nga tjetra palë.

Edhe unë kam bindjet dhe preferencat e mia politike dhe i mbroj ato. Por nuk jam gati të pështyj askënd që nuk ka të njëjtat bindje me mua. Aq më pak ta “shqyej”. Sepse jam 1000% i bindur se në këtë vend nuk ka ende një udhëheqës apo një politikan që të meritojë të tillë sakrificë sublime nga populli i tij.