Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Oficeri rreh qytetarin dhe i merr telefonin, reagon policia: Ja çfarë ka ndodhur

Postuar: 19/09/2018 - 22:33

Pas një kronike të transmetuar nga një emision investigativ ku pretendohet se një punonjës i policisë ka dhunuar një qytetar, ka reaguar Policia.

Sipas njoftimit, rasti i transmetuar ditën e sotme në “Fiks Fare” është rregjistruar në Prokurori 15 ditë më parë, në 4 shtator 2018.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka marrë dijeni nga shtetasi M.V se një punonjës policie i identifikuar nga ai me emrin S.L ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike duke e shoqëruar me forcë në Komisariat, ndërsa më tëj gjatë deponimit qytetari ka thënë se iu mor me forcë telefoni dhe i ishin fshirë të gjitha materialet.

Njoftimi i policisë:

Lidhur me pamjet e shfaqura ne emisionin "Fiks Fare", ku pretendohet implikimi i nje punonjesi policie ne Stacionin e Manzes ne Durres, ne nje rast abuzimi me detyren, sqarojme se:

Kjo eshte nje ngjarje e verifikuar, trajtuar dhe e regjistruar si procedim penal prej 15 ditesh ne Prokurori.

Ne date 4 shtator 2018, Sherbimi per Çeshtjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka marre dijeni nga shtetasi M.V. se nje punonjes policie i identifikuar nga ai me emrin S.L., ka ushtruar dhune fizike e psikologjike duke e shoqeruar me force ne Komisariat.

Me tej ne deponim, shtetasi ka thene se iu mor me force telefoni dhe i ishin fshire te gjitha materialet.

SHÇBA e ka pajisur denoncuesin menjehere me nje vendim per ekspertim mjeko-ligjor dhe iu mor kallezim e deklarim i plote per ngjarjen.

Materialet, SHÇBA ne date 4 shtator i ka referuar ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres, e cila ka regjistruar procedimin dhe po drejton hetimet per rastin.

Ministria e Brendshme dhe SHÇBA gjen rastin edhe njehere te falenderoje mediat dhe  qytetaret dhe i fton ata te denoncojne raste te abuzimit te punonjesve te policise me detyren, duke telefonuar ne numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim te shpejte dhe te ashper ndaj shkelesve te ligjit.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 14:42

Prej 24 orëve në mediat shqiptare po qarkullon  një lajm se një portal fantazmë grek, ka dhënë emra gazetarësh dhe mediash shqiptare, të cilat janë paguar nga fondi sekret i ministrisë së Jashtme greke, për të pë

Postuar: 23/10/2018 - 14:34

Pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për mbylljen e basteve, shoqëria e basteve njoftoi se di

Postuar: 23/10/2018 - 14:28

Sot më datën 23 tetor, prokurori pranë Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, Bujar Sheshi i ë

Postuar: 23/10/2018 - 14:22

Gazetari Artan Hoxha me anë të njtatusi në Facebook ka shkruar për arrestimin nga policia të fami

Postuar: 23/10/2018 - 13:47

Dy makina janë djegur ditët e fundit në Vlorë, ndërsa policia ka dhënë informacione të pakta.

Postuar: 23/10/2018 - 13:47

Nëse ende nuk është ende në duart e policisë, Klemend Balili, bosi i drogës që i ka bërë bisht kë

Postuar: 23/10/2018 - 13:30

Ministria e Brendshme ka njoftuar për një operacion tjetër të rëndësishëm në vend, rezultatet e t