BREAKING NEWS

Arrestohet ish zyrtarja që ishte në kërkim, kjo është vepra e rëndë që akuzohet 30-vjeçarja (Detajet e policisë)

Arrestohet ish zyrtarja që ishte në kërkim, kjo është
x

Aktualitet

OFL i dërgoi sot formularin për deklarimin e pasurisë, kush është Kreshnik Muja, 22-vjeçari nga Elbasani i kapur në Britani për trafik droge

OFL i dërgoi sot formularin për deklarimin e pasurisë, kush

Operacioni Forca e Ligjit sot u ka dërguar kërkesën për të deklaruar pasurinë dy personazheve të njohura në Elbasan, të dënuar më parë për trafik narkotikësh në Angli.. OFL i ka kërkuar të justifikojnë pasuritë Kreshnik Mujës dhe E.SH., të dy banues në Elbasan.

Kreshnik Muja dhe E.Sh. do të duhet që brenda 48 orësh t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve lidhur me pasuritë e tyre, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut.

Kush është Kreshnik Muja?

Emri tij u bë publik për median shqiptare pasi pas një operacioni antidrogë në Britaninë e madhe, në vitin 2018, u arrestuan 10 persona, të gjithë shqiptarë.

Ata akuzoheshin për trafik të lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan nga autoritetet britanike 6 fabrika që kultivonin kanabisin,  5 prona dhe një sasi e madhe kanabisi.

Emrat e të arrestuarve në vitin 2018 nga autoritetet britanike:

-Kreshnik Muja, 20 vjeç

-Dritan Muhametaj, 27 vjeç

-Gurgen Nikoci, 21 vjeç

-Bardhyl Arifaj, 33 vjeç

-Ardit Agaj , 27 vjeç

-Aranit Kasaheri, 34 vjeç

-Elis Gashi, 32 vjeç

-Dardan Horhaj, 22 vjeç

-Jeton Muja, 26 vjeç

-Besjan Muja, 31 vjeç

OFL i dërgoi sot formularin për deklarimin e pasurisë, kush