Aktualitet

OFL iu dërgoi sot formularin e pasurisë, kush janë Emiljano Shega dhe Klodjan Çopja (Si u fshehën 10 milion paund lëndë narkotike nën qilim)

OFL iu dërgoi sot formularin e pasurisë, kush janë Emiljano Shega

Emiljano Shega të cilit Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi sot formularin e pasurisë është arrestuar 10 vite më parë si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund.

Gjatë aksionit të policisë, droga u gjet e fshehur nën parketin e dyshemesë, të mbuluar me qilima, mbi të cilët ishte vendosur edhe një divan. Asokohe Shega u dënua me 10 vite burg nga autoritetet britanike.

OFL iu dërgoi sot formularin e pasurisë, kush janë Emiljano Shega

Po ashtu OFL i dërgoi sot formularin e deklarimit të pasurisë edhe Klodjan Çopjas. Ai është dënuar në Angli më 4 gusht të vitit 2017 me 17 vite burg pasi akuzohet se drejtonte një rrjet të trafikut të kokainës. Sipas mediave britanike, Çopja akuzohej për importimin e një sasie kokaine me vlerë 60 milionë paund drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ai u arrestua në Greqi në Mars të vitit 2017, për t'u ekstraduar drejt Mbretërisë së Bashkuar.