BREAKING NEWS

Paralajmëroi publikimin e fakteve të reja për grushtin e shtetit, Meta ‘godet’ Kuvendin dhe fut në lojë edhe SOROS-in: Mashtrime skandaloze...

Paralajmëroi publikimin e fakteve të reja për grushtin e shtetit,
x

Aktualitet

OFL kërkesë mikut të Emiljano Shullazit dhe të arrestuarit për laboratorin e drogës në Has për të justifikuar pasurinë

OFL kërkesë mikut të Emiljano Shullazit dhe të arrestuarit

Operacioni Forca e Ligjit kërkon që të deklarojnë pasurinë Pajtim Serjani dhe një person tjetër me precedent penal. Në një komunikim për mediat ditën e sotme, u bë me dije se OFL i ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë Orgest Jahelezit, banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim”. Orges Jahelezi, i njohur ndryshe si Artan Elezi, me pseudonimin “Nita”, nga Tirana, është i arrestuar si pjesë e të dyshuarve, pas zbulimit të laboratorit të heroinës në Has. Gjithashtu i është dërguar formulari për të provuar pasurinë, mikut të Emiljano Shullazit. Bëhet fjalë për Pajtim Serjanin, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Dy të dyshuarit, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. Kujtojmë se SPAK i ka kthyer policisë për plotësim me dokumente dy dosjet e para të operacionit anti-KÇK, ndërkohë që numri i procedimeve në verifikim ka shkuar në 15. Momentalisht janë 13 raste në verifikim nga prokurorët e SPAK të sjella nga Operacioni Forca e Ligjit, ndërkohë që dy dosje, një prej të cilave ajo e Lulzim Berishës, prokuroria ia ka kthyer policisë për plotësim me dokumente shtesë.

Kush është Pajtim Serjani

Pajtim Serjani është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë e vendit për disa ngjarje që kanë ndodhur në kryeqytet gjatë viteve të fundit. Kujtojmë se rreth 7 vite më parë ai i shpëtoi një atentati. Katër plumba janë hedhur në drejtim të Serjanit në prill të vitit 2012, por ato goditën vetëm makinën duke mos e lënduar të riun. Pajtim Serjani është person i njohur për policinë, pasi mbrëmjen e 29 dhjetorit 2009, bashkë me tre shokë të tij, ish-futbollistin Alban Rexha që njihet dhe me nofkën “Ujku” dhe ish-pjesëmarrës në reality show “Kafazi i Artë”, si dhe Enea Gega e Shamet Mejdani, ndërsa udhëtonin me një mjet tip Benz me targa të huaja, u akuzuan se nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar në postbllok policor te rruga “Irfan Tomini”. Sipas Prokurorisë, të rinjtë, 200 metra më tutje postbllokut kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë. Pas këtij incidenti që raportoi policia, u ndaluan Serjani, Gega dhe Mejdani kurse Rexha pak ditë më pas u paraqit me dëshirën e tij në Prokurori. Para hetuesve, Rexha ka mohuar kategorikisht të ketë qëlluar ndaj ndonjë punonjësi policie. Ai ka pranuar akuzën e armëmbajtjes pa leje. Në procesin gjyqësor, Serjani u dënua me një vit heqje lirie. Pas kësaj akuze, Pajtim Serjani, një nga katër të rinjtë që u përplasën me policinë depozitoi në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj dy inspektorëve të Komisariatit nr.2 të policisë, Alfons Gjoni dhe Klodian Basha. Ai kërkon nisjen e hetimeve për dy policët për ushtrim “torture”. Në dosjen e dorëzuar pranë organit të akuzës, veç të tjerash ndodhej dhe një akt-ekspertim i mjekëve ligjorë, ku konstatohen shenjat e dhunës në trupin e të akuzuarit, për “Vrasje e mbetur në tentativë” ndaj punonjësve të policisë. Në akt-ekspertim konstatohej se shenjat në trupin e të arrestuarit ishin shkaktuar për shkak të goditjes me mjete të forta.