BREAKING NEWS

Bien shifrat, MSH publikon bilancin çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien shifrat, MSH publikon bilancin çfarë ka ndodhur  në 24
x

Aktualitet

OFL nuk ndalet/ Zëdhënësja tjetër ultimatum, i kërkon të justifikojnë pasurinë dy të ‘fortëve’ nga Elbasani të dënuar për trafik droge në Angli

OFL nuk ndalet/ Zëdhënësja tjetër ultimatum, i kërkon

Operacioni Forca e Ligjit vazhdon aksionin e goditjes së të fortëve, duke ju sekuestruar pasurinë që dyshohet se e kanë vënë në rrugë kriminale dhe të paligjshme.

Zëdhënësja e Operacionit Foraca e Ligjit ka dalë në një deklaratë për shtyp ku i kërkon të justifikojë pasuritë dy ‘elbasanasve’.

14 shkurt, OFL

Vijon Operacioni Forca e Ligjit.

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

- K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

- E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Më të lexuarat