BREAKING NEWS

‘Për punë 2 vitesh do vdesin’/ Gazetari i njohur ‘shokon’ botën me deklaratën e tij për COVID-19 dhe përballet me lumë ofendimesh: Po shpëtojmë pleqtë, obezët dhe duhanpirësit

‘Për punë 2 vitesh do vdesin’/ Gazetari i njohur
x

Aktualitet

OFL shigjeton 3 'të fortët'/ Kush është Jasin Avdyli që duhet të justifikojë pasurinë, pjesë e dosjes 339 ( Trafik droge, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash)

OFL shigjeton 3 'të fortët'/ Kush është Jasin

Arben Frroku, Jasin Kala dhe Durim Keçi duhet të deklarojnë pasurinë dhe të dorëzojnë formularin pranë Operacionit "Forca e Ligjit", që në kuadër të aktit normativ Anti KÇK, ka vënë në sitë pasurinë e tyre duke ngritur dyshime se nuk rrjedh nga burime të ligjshme. 

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e OFL-së, tha se Jasin Kala, banues në Shijak, është i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Arben Frroku, banues në Tiranë, është i dënuar për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" dhe Armëmbajtja pa leje”. Durim Keci, banues në Shijak, rezulton i dënuar në Itali për veprat penale “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Krime me armë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit".

Ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. 

"OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020", tha zëdhënësja.

Kush është Jasin Avdyli që duhet të justifikojë pasurinë, pjesë e dosjes 339
Jasin Avdyli me pseudonimin“Cine” është pjesë e grupit të arrestuarve në kuadër të operacionit "Volvo 4". Aktualisht hetimet për këtë grup me 19 të pandehur, janë mbyllur për dosjen me nr.339, ku në akuzë janë edhe vëllezërit nga Shijaku Astrit dhe Altin Avdyli. Ata akuzohen për trafik droge, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash, etj.  Grupi u kap për trafikimin e gati 200 kg lëndë narkotike heroinë dhe një sasie të konsiderueshme hashashi, por nga këto përgjime lindi edhe një tjetër dosje, për dyshime të shit-blerjes së votave në zgjedhjet për bashkinë e Durrësit.